Mbi 400 pacientë me turbekuloz në vit, mjekja: Mosha e mesme më e riskuar

Mbi 400 pacientë me turbekuloz në vit, mjekja: Mosha e mesme më e riskuar

DVP Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
2 Prilli: Dita boterore e Autizmit !
‘Më kanë marrë triçiklin e dytë brenda katër ditësh’, i mituri rom denoncon dhunën e policisë

Numri i personave të diagnostikuar me turbekuloz ka pësuar rritje të lehtë krahasuar me periudhën para pandemisë. Sëmundja shfaqet më së shumti te mosha e mesme, ndërsa një faktor i rëndësishëm i përhapjes së tij është edhe emigrimi.

Mbi 400 persona diagnostifikohen çdo vit me turbekuloz në vendin tonë.

I lartë është edhe numri i pacientëve që vuajnë nga kanceri në mushkëri.

Drejtoresha e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Silvana Bala thotë se pandemia i pengoi qytetarët të vizitohen për probleme të tjera të mushkërive, ndaj dhe së fundi vërehet një shtim i këtyre rasteve.

“Stabilizimi i situatës nga pandemia Covid 19 refklektoi një rritje të rasteve të pacientëve qopftë të sëmurë me kancer pulmoni, qoftë të të sëmurëve me turbekuloz. Shifrat e kancerit pulmonar variojnë nga 600 në 800 raste të diagnostikuara në vit. Ndërsa turbekulozi shkon nga 400 në 440 raste në vit.”

Më të prekur nga turbekulozi janë mosha e mesme, ndërsa të të rinjtë kjo sëmundje është shfaqur kur ata kanë emigruar.

“Turbekulozi normalisht është në moshat e mesme por ne kemi hasur turbekuloz dhe në mosha të reja për faktin sepse vetë largimi i popullasts për të punuar në vendet jashtë apo jetesa që kanë bërë ata në kushtet e një komuniteti, vijnë shumë emigrantë që janë moshë e re dhe pasqyrojnë tubekuloz edhe nga pakujdesia që ata tregojnë për ndjekjen në vendin që shkojnë për të punuar.”

Simptomat janë lodhje, rënie në peshë, dhe probleme më rrugët e frymëmarrjes.

“Me rënie në peshë, ulje të oreksit, temperaturë, intoksikacionin që paraqet, është i lodhur, është i këputur. Pastaj fillojnë simptomat respiratore.”

Këtë deklaratë, Silvana Bala, e bëri nga Konferenca e Pneumologjisë, e cila u mbajt për herë të parë pas tri viteve pandemi.

 

OraNEWS

COMMENTS

WORDPRESS: 0