Mbërrijnë edhe 182 qytetarë afganë në Shqipëri

Mbërrijnë edhe 182 qytetarë afganë në Shqipëri

Aktori vret fotografen dhe plagos regjizorin gjatë xhirimeve
2 Prilli: Dita boterore e Autizmit !
Krishtlindje në çadra e kontejnierë (VIDEO)

Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 182 shtetas afganë të cilët do të strehohen në vend pasi talebanët morën nën kontroll Afganistanin.

Ministria e Jashtme njofton se në orët e para të mëngjesit të së dielës mbërritën dy avionë. I pari me 154 refugjatë 108 prej të cilëve u vendosën në konviktet në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në hotele në Durrës.

Më vonë mbërriti avioni i dytë me 28 persona të cilët u vendosën në Tiranë.

Në 72 orët e fundit në Shqipëri kanë mbërritur 5 avionë të cilët kanë sjellë gjithësej 457 shtetas afganë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0