Policia e Shtetit ka angazhuar 560 efektivë në 206 shkollat e mesme të vendit për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore që nisi sot me provimin e gjuhës së huaj.
“ Rreth 206 shkolla të mesme të vendit tonë janë aktivizuar rreth 560 punonjës policie dhe 40 automjete që asistuan rregullin, qetësinë pranë shkollave të mesme.
Sigurisht menaxhimi i provimit u bë nga administratorët e caktuar nga DAR dhe Ministria, punonjësit ishin për të garantuar veprimtari normale dhe mos cenim të këtij procesi”,
U morën të gjitha masat dhe për ruajtjen e Agjencisë Kombëtare të Provimit dhe qendrat e kontrollit të provimeve, ku ka punonjës policie me 24 orë.
“ Agjencia Kombëtare e Provimit, dhe qendrat e kontrollit të provimeve, ka punonjës policie me 24 orë, dhe janë rreth 18 punonjës policie në Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë Elbasan që garantuan veprimtarinë normale të këtyre institucioneve. Gjatë ditës së djeshme punonjësit e policisë në mbështetje të grupeve të drejtorive arsimore rajonale kanë shoqëruar këto grupe, kanë qenë 10 grupe shoqërimi, me rreth 20 punonjës policie dhe 10 automjete policie që kanë mbështetur e shoqëruar të gjitha grupet në të gjithë vendin”, tha ai.
COMMENTS