Materniteti i Sarandës/ Hidhet nga kati i dytë nëna bashkë me foshnjen e porsalindur

Materniteti i Sarandës/ Hidhet nga kati i dytë nëna bashkë me foshnjen e porsalindur

A e meritojnë çerdhen dhe kopshtin fëmijët romë? Bashkia mendon se jo
59 vjeçari në Sarandë tenton ti japë fund vetes por mbeti i plagosur, shkak debatet në familje: Nuk dua asnjë…
Avokati i Popullit: Të miturit janë dhunuar nga policia dhe janë marë në pyejtje pa praninë e psikologut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës.
Është hedhur nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me fëmijën e porsalindur. Bëhet fjalë për 35-vjeçaren, M.J. e cila është hedhur me fëmijën e saj një ditësh.
Mendohet se shkak ka qenë gjendja jo e mirë emocionale e nënës. Ajo është transportuar menjëherë nën kujdesin e mjekëve dhe sipas informacioneve nga spitali nëna dhe foshnja janë jashtë rrezikut për jetën.

Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0