Mat – 200 gra shtatëzna në protestë: jemi pa një  mjek gjinekolog

Mat – 200 gra shtatëzna në protestë: jemi pa një mjek gjinekolog

“Drejtësi Sociale”/Bashkia Korçë bën gati projektin për rikonstruksionin e shkollës “Ymer Dishnica”
Bysheku, pika turistike e famshme pranë Elbasanit braktiset nga turistët, ja arsyeja
‘Korsi preferenciale’ drejt shërbimit spitalor

Në protestë për një mjek..Këtë kanw kwrkuar gratë shtatzëna të rrethit të Matit ditën e sotme, në adresë të qeverisë për të plotësuar këtë nevojë të vazhdueshme, një mjek gjinekolog në këtë zonë.

Iniciatore të kësaj proteste janë 200 zonja shtatzëna të cilat i kanë dërguar një letër deputetes së zgjedhur të PD, zonjës Dhurata Cupi që të mbështesë këtë kauzë. Largimi nga vendi i mjekëvë dhe mungesa e vemendjse se qeverisë për t’i mbajtur ata në vend dhe dështimi i skemës së patronazhimit ka bërë që zonjat e Matit ta ndiejnë këtë problem që u rrezikon jetën.

Në mesazhin dërguar deputetes Dhurata Çupi, shkruhet qartë për nevojën e madhe që po i shtyn në një protestë paqesore. Sipas tyre nevoja për mjekun gjenekolog është emergjente në kushtet kur as në Tiranë nuk i pranojnë për të lindur.

 “Zgjidhja duhet urgjente, – thekson deputetja Çupi. –  Sa herë kam reaguar vetëm unë dhe askush nuk mban përgjegjësi dhe nuk merren masa për zgjidhje.  Ku po shkojmë kështu?! Të tilla mesazhe më vijnë vazhdimisht. Si nënë, si grua, si deputete, i bashkohem kërkesës emergjente së këtyre nënave matiane.”

Rrethi i Matit  prej vitesh e vuan problematikën për një doktor gjinekolog të qëndrueshem. Sipas zonjave shtatzënë për një kohë të shkurtër mjeku ka qenë prezent gjatë kohës kur ministria shpalli projektin e sistemit të patronazhimit dhe tani ka mbi 4 javë që përsëri spitali është pa doktor.

Gratë shtatzëna në zona të thella janë vërtet në rrezik pasi as Tirana nuk i pranon pa qenë konsultuar më parë e kështu i dërgojnë në Lezhë apo Rrëshen në momente të fundit të lindjes.

Nga viti 2013 deri në vitin 2017, nga vendi janë larguar 762 mjekë dhe rreth 2064 infermierë, sipas të dhënave të Ambasadës Gjermane. Në vitin 2018, 18% e mjekëve të huaj që punonin në Gjermani ishin shqiptarë — mbi 760 mjekë shqiptarë përbënin grupin më të madh të mjekëve të huaj në Gjermani.

Gjatë vitit 2019, numri i mjekëve shqiptarë u rrit me 21%  krahasuar me vitin 2018.

Largimi i mjekëve është investim i humbur i shtetit shqiptar, qeveria investon shumë para në shkollim e mjekëve dhe infermierëve të cilët më pas largohen për në vendet perëndimore.

Kryeministri Edi Rama e përballi për herë të parë largimin alarmant të mjekëve nga vendi, gjatë krizës së koronavirusit, duke deklaruar rritjen e pagave si një mënyrë për të imponuar qëndrimin e infermierëve dhe mjekëve në Shqipëri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0