Mashtronin italianët me FOREX/6 të arrestuar në Tiranë

Mashtronin italianët me FOREX/6 të arrestuar në Tiranë

Të punosh a të mos punosh?
Operacioni ndaj Call Centers/Zbardhen emrat e të arrestuarve
Të rinjtë në Shqipëri me master në Call Center

Përmes një njoftimi policia bën me dije se gjatë kontrolleve janë gjetur 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. Administratori i arrestuar është Ergi Nurçellari

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fraud”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë.

Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga admininstratori i subjektit call center dhe 5 punonjës (operatorë).

Shpallet në kërkim administratori tjetër i subjektit. Procedohet penalisht 1 punonjëse (operatore).

Sekuestrohen 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fraud”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0