Konsumatori mendon se produkti ushqimor që është i shtrenjtë ka cilësi të lartë,por jo gjithnjë ndodh kështu,të paktën me vajin e ullirit pasi çmimi dhe kategoria nuk janë tregues të cilësisë. Shqipëtarët blejnë vaj ulliri,por nuk konsumojnë të tillë në tryezat e tyre. Zoti Edmond Sado,nje fermer di të na tregojë se si konsumatorët mund të dallojnë vajin e ullirit bio nga ai që nuk është cilësor. Do të vendosim në frigorifer,në ngrirje 3 kampione vaj ulliri që kemi blerë ne supermarkete dhe vajin e ullirit që unë e kamë prodhuar vetë dhe do tê shikojmë nëse ato do të ngrijnë,do të thotë që është vaj bio. I lamë në ngrirje afërsisht 60 min dhe shohim që vaji që blemë nuk ka ngrirë kurse vaji i prodhuar nga familja Sado ka ngrirë. Ky eksperiment fare I thjeshtë pa patur nevojë për laborator na tregon vajin cilësor te ullirit.
COMMENTS