Vazhdon te jetë në fuqi masa 50 milion lekë gjobë për Elton Debreshin, kandidatin e pavarur për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit.
Kjo masë administrative është marrë nga ana e policisë së Bulqizës për shkak të takimit elektoral të kandidatit të pavarur Elton Debreshi në fshatin Dushaj të Bulqizës më 26 mars 2021.
Sipas policisë masa është marë për shkak të organizimit të tubimeve në kundërshtim me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ndalimin e takimeve elektorale në ambiente të mbyllura dhe të hapura me pjesëmarrjen e më shumë se 10 personave.
Pas këtij vendimi Elton Debreshi Z. Debreshi nëpërmjet ankesës ndaj Drejtorisë së Policsë Dibër të bërë në datë 03.04.2021 kërkon shfuqizimin e gjobës e cila është e padrejtë, duke argumentuar:
“ Unë e kam njoftuar komisionin që kam zbatuar urdhrat e policisë dhe nuk kam zhvilluar takim edhe pse nuk ka një akt ligjor që e ndalon këtë pas datës 25.03.2021. I kam sqaruar se pasi kam marrë shkresën për moszhvillim të tubimit, i kam njoftuar me shkrim se nuk do ta zhvilloj, mirëpo disa simpatizantë ishin grumbulluar dhe jam detyruar t’i njoftoj të shpërndahen edhe pse ishin në distanca të largëta dhe me maska. Dua të theksoj se unë nuk kam organizuar asnjë lloj aktiviteti ku ka grumbullime njerëzish, që mund të bëhen shkak për përhapjen e Covid-19. “
Ditën e sotme u zhvillua Komisioni i Apelit në lidhje me gjobën e vënë ndaj Z. Debreshi ku u diskutua mbi anullimin e gjobës pas ankesës së bërë.
Sipas Avokatit Gentian Sejrani, kjo masë administrative u kundërshtua nëpërmjet dy pikave të cilat nuk u morën parasyshë dhe për këtë arsye nuk u dha shpjegim.
- Nuk kemi një ligj në fuqi me datë 26, që e bën të mundur vendosjen e gjobës, pasi në datë 25 Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar aktin. Dhe akti tjetër është publikuar në fletoren zyrtare pas datës 26. Kjo nënkupton që nga data 25 deri në datën kur është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi I Komitetit të Ekspertëve nuk kemi patur në fuqi një urdhër.
- Nga ana e Eltonit është pohuar se ka shkuar në vendin ku po bëhej mitingu vetëm për të ju kërkuar njerëzve që të mos grumbullohen në miting, pasi nuk kanë marë leje nga Policia e Rendit.
Gjithashtu z. Sejrani shprehet se në momentin që do të dalë vendimi nga Komisioni i Apelit, vendimi do të ankimohet në Shkallën e parë të Gjykatës Administrative
A kemi standarte të dyfishta nga Policia e Shtetit në lidhje me kandidatët apo subjektet politike që organizojnë tubime?
Pas shpalljes së fitores në zgjedghjet Parlamentare Prill 2021, Kryeministri Edi Rama nëpërmjet rrjetit të tij social facebook, ftoi bashkëpunëtorët, mbështetësit dhe çdo qytetar tjetër të bashkohet në Sheshin Skënderbej. Ku të pranishëm ishin më mijëra qytetarë. Deri në këto momete nuk është bërë publike që policia e shtetit të ketë marë masa administrative ndaj këtij grumbullimi masiv njerëshish, I cili bie në kundërshtim me vendimin e Komitetit të Ekspertëve.
COMMENTS