Një djalë i vetmuar 18 vjeçar, që braktisi shkollën e mesme dhe që u ngacmua sepse ishte i varfër. Kështu e kanë përshkruar ish-shokët e klasës vrasësin Salvador Ramos, i cili vrau të paktën 19 fëmijë në shkollën fillore të qytetit Uvdale, në Teksas.
Sipas “Washington Post”, shokët e klasës thanë se ai duronte sharjet e homoseksualëve, ndërsa një tjetër shtoi se ishin tallur për veshjet e tij.
Adoleshenti dyshohet se fillimisht ka qëlluar gjyshen e tij dhe më pas ka vazhduar sulmin.
Një ish-shoku i klasës, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha për CNN se ai dhe Ramos ishin disi ‘të afërt’ dhe dikur luanin Xbox së bashku. Vrasësi ishte një adhurues i lojës me të shtëna dhe luftarake ‘Call of Duty’.
Ndërsa motivi i masakrës nuk dihet ende, një fqinj i tha kanalit lokal të lajmeve Newsy se ai ishte dëshmitar i i debatit të Ramos me gjyshen e tij, duke pretenduar se ishte ‘i zemëruar që nuk u diplomua’.
Sipas Post, të shtënat kanë ndodhur një ditë pas diplomimit të shokëve të klasës. Duke folur në mënyrë anonime, një shok klase tha se Ramos filloi të shfaqej në klasë gjithnjë e më pak ndërsa fëmijët e tjerë e ngacmonin për rrobat e tij dhe situatën financiare të familjes së tij.
“Ai nuk donte të shkonte në shkollë…dhe ai thjesht e la dalëngadalë. Mezi vinte”, tha shoku.
Ramos kishte filluar punë në një lokal ku kolegët e kujtuan atë si të qetë dhe antisocial.
Katër ditë para të shtënave të së martës, Ramos thuhet se i dërgoi mikut të tij një foto të AR dhe të një çantë shpine plot 5.56 fishekë.
“Unë thashë: “Vëlla, pse e ke këtë?” dhe ai tha: “Mos u shqetëso”.
Sulmuesi i shkollës, i cili e ka origjinën nga Dakota e Veriut dhe së fundmi ishte transferuar në Teksas, thuhet se kishte blerë dy pushkë në ditëlindjen e tij të 18-të, që ishte disa ditë më parë.
Sipas një ligji të ri Teksas. të miratuar në shtator, persona të moshës 18-21 vjeç mund të blinin armë nëse kishin një urdhër mbrojtjeje, sepse rrezikoheshin nga dhuna në familje, ndjekja, prostitucioni ose trafikimi seksual.
Ligji hoqi gjithashtu kërkesën për leje për një pistoletë. Pushkët pa licensa tashmë ishin të lejuara në Teksas.
Ramos gjithashtu i tha mikut të tij se ai ‘dukej shumë ndryshe tani’. “Nuk do të më njihje”, i dërgoi ai mesazh më pak se një javë më parë.
Mediat sociale të Ramos ishin plot me foto të armëve të tij të reja, të cilat ai i bleu në ditëlindjen e tij të 18-të, tha senatori shtetëror Roland Gutierrez.
Një prej personave të rritur që është vrarë ishte mësuese. Mediat amerikane e kanë identifikuar viktimën si Eva Mireles.
Ramos u qëllua dhe u vra nga forcat e rendit në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, pasi kishte vrarë 21 persona
Të shtënat në shkolla janë rritur në SHBA dhe vitin e kaluar janë regjistruar 26 raste të tilla, tha EdWeek, një organizatë që merret me arsim.
COMMENTS