Ish-Trikotazhi në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët për shkak të lëndëve kimike. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr.9 të qytetit.
Në këtë ndërtesë ku mbaheshin të depozituara lëndë toksike ka marrë flakë duke çliruar gazra helmues çka ka alarmuar të gjithë banorët e zonës përreth.
10 familje janë të rrezikuara për shkak të helmit që lëshojnë mbetjet kimike dhe pritet që të nxirren nga banesat e tyre për tu evakuar. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për lëndë kimike që krijojnë reaksion me njëra-tjetrën në prani të faktorëve të jashtëm, si temperatura apo lagështira.
Kjo gjë sjell edhe çlirimin e gazit me përmbajtje kimike që rrezikon të helmojë çdo qytetar pranë tyre.
Sipas Agjensisë së lajmeve Sot, banorët e zonës u kanë bërë apel organeve kompetente për të stabilizuar situatën. Ata deklarojnë para kamerave se nuk është hera e parë që përballen me një situatë të tillë.
“Është e pamundur të jetojmë në këtë situatë. Është përsëritur shumë herë. Na rrezikohet jeta nga helmet. Të bëhet diçka për ta zgjidhur,”– deklarojnë ata ndër të tjera.
COMMENTS