Lindita Lamaj dyshon se vajza e saj 25 vjeçe mbahet peng për qëllime shfrytëzimi në Zvicër. Ermira është larguar nga shtëpia e saj në Nëntor 2016 pa lënë asnjë gjurmë duke lënë pas djalin 16 muajsh dhe nënë e saj.
Mamaja e Ermirës kërkoi ndihmë në emisionin “Pa Gjurmë’ , pas mesazhit të mbëmjes së 25 Janarit, “Mami, unë do të bëhem ëngjëll, amanet djalin. Shiko veten, mos ik te shtëpia se do të të vrasin.”
Ky ishte momemnti ku nëna tashmë është e bindur se vajza e saj atje nuk bën një jetë të lire dhe e vetmja gjë që do është që ajo të jetë mirë dhe të bëhet nënë për djalin e saj tashmë 6 vjeçe I cili jeton me babain.
Po kush është Ermira Bakashi?
Ermira u martua në vitin 2014 me një djalë nga Berat,por për ti shpëtuar dhunës barbare ajo u largua nga shtëpia të shoqit kur ishte shtatëzënë. Pasi lindi fëmijën ajo rikthehet sërish me shpresën se që gjërat kanë ndryshuar , por bashkëshorti i saj nisi sërish dhunën disa muaj pas lindjes së djalit, ëka e shtyu i atë të hiqte dorë përfundimisht nga kjo mardhënie në vitin 2015.
Pas largimit nga shtëpia e bashkëshortit, Ermira mer një shtëpi me qera dhe nis punë në një këpucari , periudhë në të cilën jeta e saj do të merte një tjetër rrjedhë. Përveçse ndryshoi sjelljen me nënën 24 vjeçarja dilte nga shtëpia dhe kthehej natën vonë. Kjo gjë zgjati me ditë të tëra deri kur vendosi ta lë pas edhe të birin, për tu larguar nga shtëpia, në Nëtor të 2016-tës, me target drejt Riminit, 4 ditë pasi ishte larguar nga banesa. Ajo kishte bërë pasaportën 170 mijë lekë, pa dijeninë e nënës së saj, të cilën nuk e informonte për asgjë që po bënte.
Gjatë një viti ajo humbi kontaktin me të gjithë dhe vetëm pas një viti ajo kontakton nënën e saj në messenger, ku fillon edhe një komunikim i rrallë por i vazhdueshëm me Znj. Lindita.
Fillimisht ajo ka jetuar në Itali ku i kishte treguar nënës se po kujdesej për një të moshuar, por pas disa komunikimesh, znj. Lumnije e kupton që ajo kishte në shtëpi të ndryshme herë pas here dhe që ajo kishte filluar edhde të mjekohej nga depresioni.
Përveë problemeve ekonomike, Ermirës , ajo vuan edhe nga mungesa e nipit të saj të cilin nuk mund ta takojë apo kujdeset për të, pasi ai jeton me babain dhe familjen e tij , të cilët nuk e lejojnë gjyshen ta takojë. E vetmja mundësi që gjyshja ta shohë janë fotot që postohen nga kopështi ku shkon 6-të vjeëari.
“Nipi tani është 6 vjeçe dhe e rrit gjyshi nga ana e babit pasi ai është më i sakti. Pavarësisht se ata nuk ma lejojnë ta shoh atë do i’a di për faleminderit gjithmonë që është kujdesur për të. Edhe Ermirën e mer malli, por ato I kanë bllokuar ëdo llloj komunikimi. Më ëoi dy herë nga 50 euro dhe më çoi edhe rroba për djalin, por ata nuk më lejuan t’ia jepja.”, rrëfen nëna e Ermirës në emisionin ‘Pa Gjurmë’.
Gjithashtu ajo tregon se në komunikimet e fundit me vajzën e saj nëpërmjet video-telefonatave Ermira dukej shumë e mërzitur dhe e dobësuar dhe gjithashtu ndodhej në nnjë shtëpi tjetër e shqetësuar, në komunikimin që kanë patur I ka lënë nënës të kuptohej se ishte në Zvicër se dera e dhomës së saj ishte e mbyllur. “ Më tha që vëllain e saj ta çoja diku tjetër dhe të mos shkoja te shtëpite e vjetra ku kemi qenë se do të të vrasin, ajo më dërgoi edhe një mesazh ku më tha që nuk është më vajza ime, pasi unë e kisha bërë publike dhe denoncuar në Tiranë, që të ndihmojnë vajzën.”- tregon mes lotësh Znj. Lindita.
COMMENTS