Mallakastër/ I vodhën shtëpinë dhe e dhunuan, ndërron jetë nga plagët e marra 89-vjeçari! Arrestohen dy autorët

Mallakastër/ I vodhën shtëpinë dhe e dhunuan, ndërron jetë nga plagët e marra 89-vjeçari! Arrestohen dy autorët

BB: Shqipëria kryeson rajonin për punësimin në të zezë
Elbasani qyteti i kontaminuar, shkrim nga Alessandra Briganti, foto Ivo Saglietti
“Me aftësi të kufizuar, por jo i paaftë për të punuar”

Një 89-vjeçar, shtëpia e të cilët u grabit një ditë më parë, ka ndërruar jetë këtë të diel pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të shkaktuara nga dhuna e dy grabitësve.
Çaush Shehaj humb i jetën sot në sallën e reanimacionit në Spitalin e Fierit.
Grabitja ndodhi mëngjesin e datës 19 nëntor. Autorët e dyshuar janë 22-vjeçari E. H. dhe 28-vjeçari M. G. Për”Moskallëzim krimi” është vënë nën hetim dhe një 16-vjeçar
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë.
Nipërit e 89-vjeçarit, Asqeri Çela dhe Astrit Çela thonë se i afërmi i tyre është dhunuar në mënyrë barbare nga grabitësit. Ai ka pasur hematoma në të gjithë trupin, ndërkohë që jetonte në banesë me bashkëshorten e tij të sëmurë, ndërsa 4 fëmijë të martuar të 89-vjeçarit ndodhen në emigrim.
Sipas të afërmve, shtëpia e çiftit të të moshuarve u grabit për herë të dytë nga e njëjta dorë:
“Ky është rasti i dytë. Shkoi herën e parë policia, mori shenjat. Tani shkuan qetë qetë dhe e vranë”
Ata kërkojnë të vihet në vend drejtësia dhe autorët të marrin dënimin e merituar për këtë vrasje të shëmtuar.
Top Channel

COMMENTS

WORDPRESS: 0