Makina përplas motorin/ Ndërron jetë 15 vjeçari në Belsh, në gjendje të rëndë bashkëmoshatari

Makina përplas motorin/ Ndërron jetë 15 vjeçari në Belsh, në gjendje të rëndë bashkëmoshatari

Aksident rrugor në Turqi, raportohet për 16 viktima dhe 21 të plagosur
Tuneli Tiranë- Elbasan digjet plotësisht një “Benz” , shpëton pa lëndime shoferi
Aksident tragjik në Lushnje – Regjistrohen 2 viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë fshatit Marinez të Belshit, ku një 15-vjeçar është përplasur nga një makinë dhe ka ndërruar jetë.

Shoferi me iniciale O. M., 15 vjeç dhe pasagjeri K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh po lëviznin me motor në momentin e përplasjes nga makina, që drejtohej nga një 34-vjeçar me iniciale T. N..

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, ndërsa pasagjeri ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0