Lypja si kundërvajtje administrative, aktivisti Sejrani kundër dënimit, ‘Të integrohen’

Lypja si kundërvajtje administrative, aktivisti Sejrani kundër dënimit, ‘Të integrohen’

Të papërfaqësuar në listat vendore, risk për hapa mbrapa për të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara
Të varfër dhe ilegalë në shtëpiat ku banojnë: komuniteti rom dhe egjiptian në Kavajë pa zgjidhje të qëndrueshme
Fëmijë pa shtetësi: Sfidat e prindërve romë në aksesin e shërbimeve

Kërkimi i lëmoshës është cilësuar prej vitit 2018 si një kundërvajtje administrative ndaj moralit publik.

Sot gjithnjë e më tepër shohim nisma apo iniciativa të policisë për të larguar personat që kërkojnë lëmoshë. Në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN ishin të ftuar avokati dhe aktivisti Gentjan Sejrani, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anisa Ruseti dhe Matilda Tyli, Ndihmëskomisionere në Seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të drejtave të Fëmijëve pranë Avokatit te Popullit.

Avokati Sejrani theksoi se lypja është një dukuri që çdo njeri e bën kur ka nevojë, qoftë pranë një banke, te miqtë dhe nuk mund të konsiderohen si ndryshe edhe lypja në rrugë, të atyre që nuk kanë mundësi të tjera. Vështirësitë për të marrë një bonus qiraje, mungesa e mbështetjes ndaj këtyre familjeve, i detyron ata që t’i kthehen lypjes. Edhe ndihma ndaj fëmijëve në rrezik braktisjeje, në Tiranë u shpreh avokati, nuk zbatohet VKM nr 666 për shkak të mosnjohjes siç duhet nga ana e institucioneve.

Nënkryetarja Ruseti u shpreh se ka pasur mjaftueshëm ndërhyrje nga ana e bashkisë Tiranë, dhe se mekanizmat kanë qenë rast pas rasti, kurse Matilda Tyli nga Avokati i Popullit, mbajti fokus te fëmijët që lypin, dhe se ata duhet të ndjekin shkollimin bazë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0