Dalja nga shtrati e lumit Vjosa si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka përmbytur toka bujqësore dhe dëmtuar banesa .
Në Novoselë lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur 7 banesa, ndërkohë që 4 të tjera janë përmbytur në Fitore, të cilat ishin të ndërtuara në shtratin e lumit. Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj më një lidhje për Report Tv bëri me dije se situata në Fitore, argjinatura në urën e Mifolit është çarë dhe ndërkohë po punohet për bllokimin e saj. Mamaj tha se niveli i ujit në lumin Vjosa është në pikë kritike dhe rrezikohen banesat e tjera pranë bregut të lumit.
Pamje me dron nga përmbytjet në afërsi të lumit Vjosë në disa fshatra të Levanit , të cilët banorët e tyre kanë pësuar dëmtime në tokat bujqësore dhe banesa.
Pamje me dron nga zonat e përmbytura. Burimi: Kristaq Kico Thana
Në Levan janë 30 familje të përmbytrura dhe të evakuuara pasi rrezikohet shëndeti i tyre.
Gjithashtu në Fier dalja e lumit Vjose nga shtrati ka krijuar probleme edhe per ujin e pijshem ne qyetin e Fierit.
Lidhur me këtë Drejtori i Ujësjellësit Petrit Kanani ka dhënë një konferencë për shtyp me mediat duke dhënë sqarime për këtë situatë.
“Mos pasje te furnizimit të qyetarëve me ujë të pijëshëm kërkojmë mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për reduktimin që do të kemi në furnizmin e tyre me ujë të pijëshëm” – ka thënë drejtori i ujësjellësit Fier Petrit Kanani .
“Sot ka pasur furnizime të reduktuara kjo situatë ka ndodhur nga përmbytja e lumit të Vjosës,e cila ka preku edhe ujësjellësin ose burimin kryesor te ujësjellësit në Kafaraj .
Jemi në gadishmëri të plotë që menjëherë me terheqjen e lumit Vjosa për të bërë pastrimin e të gjithë puseve dhe të fillojmë normalizimin e situatës për furnizimin me ujë të qytetarëve të Fierit.”- ka vijuar më tej ai.
Ndërkohë, si pasojë e dëmtimit të urës së Mesaplikut, 300 banorë kanë mbetur të izoluar dhe të tjerë që nuk kanë mundur të kthehen mbrëmjen e djeshme në shtëpi e kanë kaluar natën në automjetet e tyre. Në zonën e quajtur ‘Bishti i Malit’, aks që lidh Vlorën me Selenicën ka prezencë të ujit në rrugë dhe patrullat janë në terren duke informuar drejtuesit që të mos kalojnë pasi është e rrezikshme.
COMMENTS