Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,u rizgjodh për të tretën herë në krye të partisë dhe pritet të dalë në orët e mbrëmjes në një komunikim për mediat.
Sipas lajmërimit të bërë publik nga zyra për shtyp e PD: Në orën 18.45 kryetari i PD, Lulzim Basha, do të ketë një deklaratë.
Ndërkohë që më herë kryetari Basha iu drejtua me një mesazh falenderimi anëtarëve dhe strukturave të PD për mbështetjen që i dhanë.
‘Basha mesazh falënderimi demokratëve
Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë’.
COMMENTS