LUGINA E KATIT TË FUNDIT … : ATY KU SHKON NË PUNË ME TELEFERIK

LUGINA E KATIT TË FUNDIT … : ATY KU SHKON NË PUNË ME TELEFERIK

SOT DITA BOTËRORE E TË MOSHUARVE
Bill Gates ka investuar miliona në këto Startup-e të Silicon Valley gjatë dekadës së fundit.
Fëmija autik nuk është rrezik, por unik

zvicer 1068x601Për familjet fermere të rajonit Engelberg në Zvicër, teleferikët nuk u ndërtuan për pushime skiiimi apo panoramat e rralla. Ata janë vitalë për jetën e tyre të përditshme.

Pas dy orësh ngjitjeje në mal, pamja që të shfaqet nuk është nga ato që ia vlen mundimi. Streha prej druri sa mezi duket në mes të mjegullës, por sapo hap derën, të gjitha dyshimet zhduken. Një teleferik i vogël ngjyrë blu pret brenda strehëzës, duket qartë, vetëm për një person.

Sapo zë vend brenda mjetit, ajo që të bie në sy është një telefon i ngjitur pas murit. Përmes boshllëkut vjen zëri i një gruaje në gjermanisht. “Përshëndetje”. Porosit një udhëtim duke vrarë mendjen nëse kjo do të funksionojë.

20 sekonda më pas, makineria dridhet plot jetë dhe teleferiku nis të çajë mjegullën duke fluturuar sipër pyllit me bredha dhe lëndinave me një të gjelbër qelibari. Ndjehesh sikur ngadalë-ngadalë po zbret në zemër të Tokës.

Për familjet fermere në rajonin e luginës së Engelberg që shtrihet rreth 35 kilometër në jug të Lucernës, në kantonet Nidwalden dhe Obwalden, teleferikët nuk janë ndërtuar për pushime skiimi apo panorama mbresëlënëse. Ato janë mjete themelore transporti, që përdoreshin për të marrë furnizimet dhe për të kryer punë të ndryshme. Por, Buiräbähnli (gjermanisht për ‘teleferikët e fermerëve’), që janë të përqendruara në këtë rajon, po ashtu mirëpresin ekskursionistët, ngjitësit e maleve që paguajnë një tarifë të vogël për të kapërcyer distancat, një farë taksie e Alpeve.

“Ne e quajmë këtë luginën e Teleferikëve”, thotë 22-vjeçarja Linda Schmitter, e cila përdor një prej gondolat e vogla të familjes së vet për të shkuar në punë në Engelberg. Familja e saj drejton një fermë-baxho në kodrat sipër fshatit Ëolfenschiessen, dhe dy kasolle të stilit-fjetore, që ofrojnë dhoma dhe mëngjes për vizitorët.

Babai i Lindës, Ueli Schmitter, fermer i brezit të tretë, ndihmon fqinjët të mirëmbajnë gondolat e tyre. Teleferikët duhet të kalojnë një inspektim të përvitshëm qeveritar dhe çdo pesë vjet i nënshtrohen një vlerësimi të plotë për sigurinë, me përdorimin e rrezeve X që nxjerrin rezistencën e kabinave dhe kabujve.

Ueli pranon fiksimin që ka me këto mjete. “Unë e fuqizoj teleferikun tim”, thotë ai. “E pastroj çdo mbrëmje, dhe i them “të dua”.

Edhe pse teleferikët e familjes janë 38-vjeçarë, ata duken të rinj fringo, me shtresën shkëlqyese të bojës blu mbretërore dhe të gjelbër dhe me një lodër që varet në derë. Nuk është një licencë artistike: me raste, Ueli var një kosh në fund të teleferikëve të tij për të transportuar lopën e tij të vogël Dexter poshtë në luginë.

Teleferikët e fermerëve u zhvilluan pas luftës së Dytë Botërore si një mënyrë efikase për të sjellë furnizime në fushat e larta të Alpeve dhe si një alternativë më e lirë sesa ndërtimi i rrugëve. Për shkak të topografisë kodrinore dhe varësisë nga bujqësia, shumë prej tyre u ndërtuan në kantonin Nidëalden, që mburret me përqendrimin më të madh të teleferikëve në botë. Ata janë sidomos të dukshëm në zonën Engelberg, që ka një të tretën e teleferikëve të mbetur të fermerëve.

Teleferikët shpejt u bënë pothuajse publikë, pasi fqinjët i përdornin së bashku për dërgesa dhe transport. Me gjasa, disa prej këtyre teleferikëve nisën të përdoren nga alpinistët, të cilët u paguanin një tarifë të vogël pronarëve për të pasur një udhëtim. Por meqënëse vizitorët e kishin të vështirë të gjenin vendndodhjen dhe kohën e duhur për t’i përdorur, në vitin 2016 bordi lokal turistik promovoi një biletë-paketë për përdorimin shumë-ditor të teleferikëve rreth e qark luginës së lumit Engelberger.

Për njerëzit aty është natyrale: nëse dalin nga shtëpia për punë, shkollë apo çdo gjë tjetër, ata marrin teleferikët.

Është një jetë e thjeshtë, por që tashmë është e rrezikuar.

Në dhjetë vitet e fundit, lugina Engelberg ka përjetuar rënien e numrit të teleferikëve nga rreth 100 në vetëm 40 pasi qeveria ka nisur t’i heqë teleferikët nga komunitetet që mund të shërbehen përmes rrugëve.

Ndoshta e ka fajin progresi. Mirëpo mjafton të kryesh një udhëtim me to, dhe e kupton fare mirë përse banorët vendas dëshirojnë t’i mbajnë.

Edhe nga këndvështrimi i një turisti, i cili mund të marrë udhëtimin e ofruar nga byroja e Turizmit, e dizenjuar për tre ditë ecje nëpër male. Disa distanca që mund të mbuloheshin për pesë minuta, kërkojnë një orë kohë. Dhe ashtu si fermerët, turistët fare mirë mund të deklarojnë dashurinë e tyre për teleferikët.

Përgatiti: Juli Prifti

COMMENTS

WORDPRESS: 0