Londër/ Shqiptarët protestojnë kundër retorikës diskriminuese të Suela Braverman

Londër/ Shqiptarët protestojnë kundër retorikës diskriminuese të Suela Braverman

Të rinjtë në Shqipëri me master në Call Center
Konviktet e shkollës ë mesme në gramsh pa ngrohje
Me kancer në mushkëri , pjek misra për të blerë ilace…

Komuniteti shqiptar në Angli ka nisur një protestë këtë të shtunë në Westminster Bridge, afër parlamentit.

Emigrantët shqiptarë janë duke protestuar kundër retorikës së ashpër në kufijtë e racizmit, artikuluar dy javë më parë nga sekretaria e Punëve të Brendshme Suela Braverman.
Ajo përmendi si shembull në parlamentin e Britanisë së Madhe vetëm shqiptarët që mbërrijnë me gomone e jo 11 nacionalitetet e tjera të rreth 40.000 personave që kanë mbërritur këtë vit në brigjet angleze.

Deklarimi i Breverman për një “pushtim” nga shqiptarët më pas u amplifikua nga mediet në Angli ato të cilat kanë një politikë editoriale kundra emigrantëve.
Mesazhi që shqiptarët në Angli duan të përcjellin në këtë protestë në Westminster Bridge, është se ata nuk janë kriminelë por taksapagues dhe kontribues në shoqërinë britanike.

(top channel)

COMMENTS

WORDPRESS: 0