Viti i Ri na sjell në vëmendje atmosferën e festave, ngrohtësinë e shtëpisë, ushqimet e shijëshme … etj, por Sqarimi 19 vjeç ngaKorça, e gdhiu ditën e parë të vitit në një nga rrugët e Londrës, ishtrirë në beton, në të ftohtin e dimrit.
Largimi nga vendi i të rinjëve mbetet nje nga plagët më tëmëdha të shoqërisë sonë.
INSTAT raporton se, në Shqipëri, ashtu si dhe në vende të tjera, migrimi përfshin veçanërisht të rinjtë, të cilët migrojnë për arsyepunësimi, mundësi arsimimi dhe arsye familjare. Gjatë vitit2019 u larguan nga shqipëria më shumë se 47 mijë shqipëtarë.
Sqarimi në ditën e parë të Vitit 2021 në orën 6-të të mëngjesitgjendej i shtrirë në beton pranë një benzinate, në Northolt London UK, në temperaturë -4 gradë Celcius, tregon njëshqipëtar nëpërmjet një statusi në facebook.
Ai e tregon historinë e tij me lejen e Sqarimit për të treguarvështirësite e të rinjëve tanë nëpër botë.
Ndërkohë që shëtiste qenin e tij ai e pa Sqarimin të shtrirë, vendosi ti fliste me qëllimin për ta zgjuar, pasi mund të kishteqenë diku për Vitin e Ri dhe nga pija sdo ketë mundur të shkontenë banesë.
Pasi i kishte folur e kishte kuptuar që është shqipëtar dhe ai nukkishte një banesë ku të flinte.
Prej dy javësh Sqarimi, netët e ftohta të dimrit në temperaturatnën 0 gradë i kishte kaluar rrugëve i shtrirë në beton. Pa mbushur ende 18 vjeç, ai ishte larguar nga familja e tij duke u futur në borxhe për të siguruar paratë.
“Isha i rregjistruar si minoren dhe në moshën 18 vjeç me vjennegativi.
Apelova por prap ma refuzuan ( home office).
U detyrova të largohem sepse më thanë që të firmosja tek zyrate emigracionit në (Heathrow aeroport).
Ku do iki unë në Shqipëri? Prindërit kanë marrë 16.000 sterlinaborxh që unë të vij në Angli ( jemi të varfër, prindërit pa punë).
Deri tani unë kam paguar mbrapsh vetëm 7000.” – themsohej nërrëfimin e Sqarimit në status.
Pas disa tentativash ai e kishte bindur Sqarimin për ta marë nështëpinë e tij, që të bisedonin dhe ai të ngrohej, gjithashtu t’amdihmonte për të gjetur një vend ku mund të qëndronte.
“Unë kaq mundësi kam. Do mundohem t’i dërgoj një dyshek teknjë ndërtese qe po riparoj. Sqarimi ishte nje djalë fantastik ngaKorça. I rregullt kishte punuar, nuk pinte alkol apo duhan etj.
Ahhh more pushtetarë Shqipëtarë që i morët në qafë rininë duke u dhënë rrugët e evropës.
Mos i bafshi 2 ditë të gëzuar. U zente haku i ketij te riu.
Sqarim.
Statusin e kam bere me lejen e te riut.” – përfundonte statusi ishqipëtarit me zemër të madhe.
Jo të gjithë të rinjtë shqipëtarë rrugëve te botës kanë fatin tëtakojnë persona të cilat përkujdesen dhe ofrojnë mbështetje. Njëpjesë e tyre shtrihën rrugëve me beton , një pjesë shfrytëzohennë punë të paligjshme ku rrezikojnë të burgosen ose të humbinedhe jetën. Pavarësisht të gjithave, ëndërra e djemve shqipëtarëështë që të largohen jashtë ku mund të sigurojnë të ardhura përveten dhe familjen e tyre. Ata e kanë humbur shpresën se jeten e tyre mund ta vazhdojnë në shqipëri.
Sipas revistës monitor, grupmosha e të rinjve po tkurret me shpejtësi, për shkak të emigracionit dhe rënies së lindjeve, pormë e rëndësishmja ka humbur shpresën dhe besimin, duke marrënë konsideratë si mjet mbijetese largimin nga vendi. Nga viti1989 deri më 2020, grupmosha 15-29 vjeç ka pësuar rënie me 30%. Një e katërta e rinisë as nuk punon dhe as nuk studion. Mbi 60% e tyre nuk kanë besim te sistemi arsimor dhe politika. Paguhen pak dhe nuk janë të motivuar të zhvillojnë aftësitë.
COMMENTS