Sporti dhe romanca, një kombinim gjithnjë e më fitues në mediat sociale. Pas Marcell Jacobs që i bëri propozimin për martesë Nicole Daza -s së tij në një pistë atletike, tani është radha e Manuel Locatellit. Lojtari i Juventusit i ka kërkuar dorën të dashurës së tij Thesa Lacovich dhe së shpejti do të martohen. 23-vjeçarja me të cilën baskëjeton për katër vjet u përgjigj: “Po me gjithë zemrën time”.
Aksioni vendimtar në derbin Juventus-Torino është vetëm një nga sukseset e fundjavës të Manuel Locatellit. Futbollisti mund të gëzohet jo vetëm me paraqitjen në fushë dhe golit, por edhe jashtë. Ai i kërkoi të dashurës së tij nga Kosta Rika të bëhej gruaja e tij dhe ajo nuk hezitoi. Në rrjetet sociale janë publikuar fotot e çiftit dhe unaza që i dhuroi të fejuarës së tij. Ndër urimet e ekipit të Massimiliano Allegri ishte edhe ajo e Alice Campello, gruas së Alvaro Morato e cila shkroi: “Çfarë emocioni”.
COMMENTS