Edhe pse lotaria Amerika është kthyer tashmë në një ngjarje të zakonshme për Shqipërinë, vërehet se sa herë që nis faza e aplikimit deri në shpalljen e fituesve, ka një interes të madh të qytetarëve. Vitet e fundit aplikuesit janë shtuar ku nga viti në vit aplikuesit shumë- fishohen duke kapur edhe shifra rekord.Shqiptarët gjithmonë janë shquar si një popull kureshtar. Që në lashtësi ata kanë emigruar për një jetë më të mirë. Duket se Endrra Amerikane është një pretekst i mirë për tu larguar e për të siguruar një jetesë më të mirë. Amerika njihet si një vend i cili është i zhvilluar, por përsëri në krahasim më vendin tonë lë për të dëshiruar. Arsyet që cilësohen si detyrimi i largimit të shqiptarëve.Qytetarët në Elbasan rendisin arsyet pse e duan Amerikën , ku në qendër theksojnë jetesën më të mirë , pagat e larta dhe punë.
COMMENTS