Ka humbur jetën Liria, endacakja që e hasje kudo në Elbasan.
Sipas dëshmive të komshinjve, shkak ka qenë rrëzimi nga shkallët dhe goditja në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen Haxhias ku ajo banonte.
Sipas dëshmitarëve, Liria ka qenë me një kovë uji në dorë kur ka rërshqitur, e për pasojë koka i ka rënë në betonin e shkallëve.
Goditja ka qenë fatale dhe i ka marrë jetën menjëherë pa u dërguar në spital.
Liria ishte personazh i njohur për qytetarët Elbasanas, por jo vetëm. Ajo pësoi probleme psiqike pasi u divorcua nga bashkëshorti i saj. Ajo ishte me origjinë nga Tropoja dhe vinte nga një familje e persekutuar.
Vdekja e saj ka prekur qytetarët elbasanas, të cilët prej vitesh i shikonin çdo ditë në rrugët e qytetit.
COMMENTS