Pandemia e Covid-19 përkeqësoi situatën e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, veçanërish të lirisë së tubimit. Nga fillimi i pandemisë në mars të këtij viti qeveria ka ndaluar zhvillimin e çdo lloj tubimi,organizimi apo proteste. Në ato raste kur qytetarët janë organizuar në protesta, Policia e Shtetit i ka shpërndarë në mënyrë të dhunshme, qytetarët janë arrestuar dhe janë proceduar penalisht.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në Shqipëri gjatë periudhës mars-korrik 2020 janë proceduar penalisht gjithsej 307 persona (në lidhje me pjesëmarrjen në tubimet e organizuara), për veprën penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme’.
Pavarësisht kësaj nuk janë marrë të njëjtat masa në takimet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe nga partitë politike me mbështetësit e tyre. Në media ka patur denoncime dhe transmetime ku pjesëmarrësit në këto takime nuk kanë ruajtur distancimin fizik dhe nuk kanë patur maska mbrojtëse, në mungesë të të cilave qytetarët shqipëtarë gjobiten.
Në forumin e organizuar nga Qëndresa Qytetare, Qendra për të Drejtat në Punë dhe Olof Palme Center se bashku me aktorë të shoqërisë civile me temë “ E drejta e Protestës në Kohë Pandemie”, diskutuan mbi mënyrën sesi është trajtuar e drejta për të protestuar në këtë periudhë në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë me datë 29.05.2020 miratoi urdhrin me nr. 351 “Për marrjen e masave të veçanta dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19’. Dhe sipas ZV. Ministres së Shëndetësise z. Mira Rakacolli, pjesë e panelit të forumit, janë bërë studime të cilat tregojnë rrezikshmërinë që vjen nga grumbullimet massive dhe se këto kufizime janë për të garantuar sigurinë e jetës dhe shëndetin e qytetarëve.
Avokatja e Popullit Erinda Bllanca u shpreh se aktualisht në shqipëri nuk jemi në kushtet e një të drejte të kufizuar, por të mohuar. “Mund të ishte llogjike nëse ky kufizim do të ishte për mjë muaj, por jo kufizim apsolut për një kohë të gjatë. Sipas Ministrisë së shëndetësisë shume vende e kanë kufizuar të drejtën e tubimit. Në këtë moment që po flasim në shqipëri kemi një të drejtë të mohuar, jo kufizuar, pasi mënyra sesi Policia e interpreton frazën ndalohen grumbullimet massive, e trajton të njëjtë për çdo grumbullim.
Gjithashtu theksoi, se ne ende nuk kemi përcaktuar se çfarë është një’ Grumbullim Masiv’ dhe nuk është bërë një studim i mirëfilltë, mbi numrin e rasteve të shtuar për shkak të grumbullimeve në protesta.” Pas 7 muajsh ju duhet të kishit përcaktuar çfarë është një grumbullim masiv. Sa është hapësira që zë një numër të caktuar qytetarësh.”
Gjithashtu edhe Elsa Hastad, Ambasadoria e Suedisë në Shqipëri, e vlerësoi si shumë të rëndësishme protestat në një shoqëri demokratike edhe në situatë pandemie.
Në fillim të pandemisë shqipëria është tërhequr pjesërisht nga nenent 8 dhe 11 të Konventës për Mbrojtjen e Drejtësisë dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Liria e tubimit dhe e organizimit garantohet nga kjo konventë në nenin 11 të saj, në të cilin thuhet:
- Çdokush ka të drejtën e lirisë së tubimit të paqtë dhe të organizimit të tij tjetër, duke qenë se drejtohet dhe themelohet me të tjerët të sindikatave dhe të kërkojë në mbrojtjen e tij të mbrojtjes së tij.
- Ushtrimi i duhur për të mos lejuar kufizime të tjera për ata që kanë nevojë për ligjin dhe duhet të bëhen në një shoqëri demokratike, në interes të një niveli ndërkombëtar ose të lirë, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, ose të mbrojtjes së drejtësisë dhe lirisë së tjerëve. Ky nuk nuk ndalon kufizimin e ligjshmërisë së ushtrimit të detyrës së drejtimit nga pjesëtarët e forcës së armatosura, të policisë ose të administratës shtetërore.
Por nuk është hera e parë që vendi ynë merr një vendim të tillë. Shqipëria është tërhequr pjesërisht nga konventa, në 1997 për shkak të trazirave që kishin vendin në atë kohë.
COMMENTS