Prej shumë kohësh komuniteti rom dhe egjiptian e ka patur të theksuar mungesën e arsimimit. Kjo vlen për të gjitha moshat. Përpos paragjykimeve dhe problematikave që komunitetet kanë, arsimi për ta është një dritare më shumë, që u mundëson një integrim në shoqëri e një pjesëmarrje më aktive në komunitet.
Së fundmi, kemi një lajm të mirë për këto minoritete.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 13, të ligjit nr. 96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave ka vendosur:
–të gjithë personat që i përkasin një pakice kombëtare kanë të drejtë të arsimohen në gjuhën e pakicës kombëtare në institucione arsimore të caktuara me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin.
–në institucionet arsimore ekzistuese, ku gjuha e arsimimit është gjuha shqipe, nxënësit e një pakice kombëtare kanë të drejtë të arsimohen në gjuhën e pakicës kombëtare që i përkasin, si dhe të studiojnë historinë, traditat dhe kulturën e tyre, sipas kurrikulave e programeve të miratuara
nga ministria përgjegjëse për arsimin.
Më poshtë është vendimi i plotë:
VENDIM
Nr. 1155, datë 24.12.2020
PËR KRITERET PËR PËRCAKTIMIN E NJËSISË SË VETËQEVERISJES
VENDORE, TË NUMRIT THELBËSOR DHE TË KËRKESËS SË MJAFTUESHMETË PERSONAVE TË PAKICAVE KOMBËTARE PËR T’U ARSIMUAR NË GJUHËN E PAKICËS KOMBËTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 13, të ligjit nr. 96/2017,
“Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të
Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Personat që i përkasin një pakice kombëtare kanë të drejtë të arsimohen në gjuhën e pakicës
kombëtare në institucione arsimore të caktuara me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin.
2. Në institucionet arsimore ekzistuese, ku gjuha e arsimimit është gjuha shqipe, nxënësit e një
pakice kombëtare kanë të drejtë të arsimohen në gjuhën e pakicës kombëtare që i përkasin, si dhe
të studiojnë historinë, traditat dhe kulturën e tyre, sipas kurrikulave e programeve të miratuara
nga ministria përgjegjëse për arsimin.

Foto ilustruese
- Njësitë e vetëqeverisjes vendore, numri thelbësor dhe kërkesa me qëllim sigurimin e së
drejtës për t’u arsimuar në gjuhën e pakicës kombëtare përcaktohen në bazë të kritereve të
mëposhtme:
a) numri i personave që i përkasin pakicës kombëtare, i cili duhet të jetë jo më pak se 20
(njëzet) për qind e numrit të përgjithshëm të banorëve të njësisë administrative, si nënndarje e
bashkisë;
b) periudha e regjistrimit si banor në njësinë e vetëqeverisjes vendore, sipas periudhave të
regjistrimit të popullsisë, konfirmuar me vërtetim të lëshuar sipas të dhënave nga regjistrat
themeltarë të gjendjes civile dhe/ose Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile të vitit 2010;
c) kërkesa shkresore, paraqitur nga prindër apo kujdestarë të fëmijëve që i përkasin pakicës
kombëtare, pranë bashkisë/njësisë administrative, ku shprehet vullneti në mënyrë shkresore dhe
bazuar në të drejtën e vetidentifikimit për formimin e klasës. - Numri i nxënësve që u përkasin pakicave kombëtare, që kanë të drejtën të arsimohen në
gjuhën e pakicës kombëtare së cilës i përkasin, si dhe të studiojnë historinë, traditat dhe kulturën
e tyre, duhet të jetë jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) nxënës për klasë, në bazë të kërkesës
shkresore nga prindërit apo kujdestarët, sipas përcaktimit në shkronjën “c”, të pikës 3, të këtij
vendimi. - Administrimi i informacionit për verifikimin e plotësimit të kritereve të përcaktuara në
pikën 3, të këtij vendimi, bëhet nga prefekti i qarkut. Pas verifikimit të përmbushjes së kritereve,
prefekti përcakton njësitë e vetëqeverisjes vendore, në të cilat personave që i përkasin një pakice
kombëtare do t’u sigurohet e drejta të arsimohen në gjuhën e pakicës kombëtare. - Njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat janë përcaktuar sipas pikës 5, të këtij vendimi, kanë
të drejtën e nismës për hapjen e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare, në përputhje me
parashikimet ligjore për krijimin e funksionimin e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare. - Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Brendshme, prefekti i qarkut
dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Ky lajm u përgatit nga Informim.Al
COMMENTS