Ligj i ri për nxitjen e punësimit / Përfituesit e tij

Ligj i ri për nxitjen e punësimit / Përfituesit e tij

Golem/ Fshati nuk pastrohet nga mbeturinat
52 vit luftë për të jetuar, për tu shkolluar dhe për t`ja dalë mbanë me dinjitet.
Hetuesit francezë mbërrijnë në SPAK, marrin dëshmitë, ja cfarë dyshojnë

Për vitin 2018, qeveria ka planifikuar miratimin e disa projektligjeve dhe vendimeve, për nxitjen e punësimit.
Këshilli i Ministrave ka planifikuar miratimin e një ligji të posaçëm për punësimin, i cili do të pasohet me një sërë vendimesh, për të mundësuar zbatimin e tij. Ligji i ri që po përgatitet konsiston në hapjen e vendeve të reja të punës, të cilat do të jenë të përhershme dhe cilësore.
Për të mundësuar punësimin e grupeve që do të jenë prioritet, qeveria do të subvencionojë pagën, sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore. Objekt i ligjit të ri dhe i projektvendimeve janë të papunët, por do të jenë disa kategori të përcaktuara në radhët e të papunëve, që do të përfitojnë të parë.Ja kush janë përfituesit:
Kategoritë që do të përfitojnë fillimisht janë të papunët në nevojë apo që trajtohen me ndihmë ekonomike, studentët që sapo kanë mbaruar studimet, kryefamiljaret nëna, kryefamiljaret vajza, personat me statusin e jetimit dhe personat me aftësi të kufizuara.
Në fokus për t’u punësuar do të jenë anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian. Gjithashtu, prioritet janë personat që i përkasin komunitetit të lesbikeve, gejve, biseksualëve dhe transgjinorëve. Po ashtu, prioritet do të jenë punëkërkuesit e papunë që kanë mbaruar arsimin e lartë brenda apo jashtë vendit.
Për këtë grup, ku përfshihen edhe të sapodiplomuar, qeveria do të mundësojë subvencionimimin e një financimi për çdo muaj praktike, në masën 100% të nivelit bazë të pagesës së papunësisë. Qeveria ka planifikuar edhe miratimin e një vendimi të posaçëm për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit në punë, i cili ka si qëllim formimin profesional të punëkërkuesve të papunë të pakualifikuar dhe më pas punësimin e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0