Librat falas/ Prindër e nxënës shprehen të shqetësuar

Librat falas/ Prindër e nxënës shprehen të shqetësuar

Masakra në Teksas/ Vrasësi 18 vjeçar tallej nga shokët se ishte i varfër
Yzberisht/Aksidentohet furgoni i nxënësve
Kosovë/ Nxënësit e komunitetit Rom dhe Egjiptian veçohen nga shokët e klasës gjatë festës së Abetares

Viti i ri mësimor 2022-2023  tashmë ka nisur. Nxënësit e shkollave 9-vjeçare janë pajisur me libra falas dhe  sipas udhezimit të Ministrisë së Arsimit, këto libra do të përdoren 3 vjet rrjesht ku çdo nxënës do t’ia pasojë nxënësit pasardhës të vitit tjeter.
Por kjo metodë dhënie librash falas ka krijuar pakënaqësi te nxënësit dhe te prindërit e tyre.
Ata shprehen të irrituar duke theksuar se librat janë të papërdorshëm dhe smund të mësojnë me to.
“Librat janë të plotësuara, edhe pse i fshijmë me gomë ato nuk pastrohen plotësisht. Unë vajzës sime ia bleva gjuhën dhe matematikën sepse ishin të plotësuara dhe  përveç kësaj ishin edhe të keqpërdorura” shprehet njëri prind teksa na tregon librat e vajzës së tij.
Disa prindër e kanë gjetur zgjidhjen duke i blerë librat kryesorë siç janë gjuha e matematika, sepse ndoshta i kanë mundësitë por ka dhe prindër të tjerë që nuk ia mundësojnë këtë fëmijës së tyre.
Librat e plotësuar ndikojnë shumë në procesin e të mësuarit duke i shpërqëndruar fëmijët gjatë mësimit. Ata mësohen me idenë që i kanë gati ushtrimet dhe nuk mundohen t’i zgjidhin ato. Ndërsa fëmijët e ciklit fillor ngatërrohen me shënimet e bëra nga nxënësi që e ka pasur më parë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0