“Libra falas”/ Nis aksioni i fshirjes, prindërit të irrituar

“Libra falas”/ Nis aksioni i fshirjes, prindërit të irrituar

Taksë kufiri 10 Euro për person vetëm në aeroport
Loto dhe alkool e më pas dhunë ndaj gruas dhe djalit. Gruaja rrëfen 10 vite tmerr
Eurostat: Shqipëria më e varfra në Europë dhe në 2018-n

Tani është fundi i vitit shkollor dhe prindërit bashkë me fëmijët e tyre kanë filluar punën për fshirjen e librave, pasi ato duhet të dorëzohen dhe do të përdoren nga fëmijë të tjerë.

Në lidhje me këtë vendim të qeverisë prindërit janë të pakënaqur dhe shprehen se fëmijët nuk bëjnë mësim në shkollë pasi kanë filluar me këtë aksion.

“Kur e morën ne këtë librin e djalit në shtator ishte i ri.  Tani ky libër kaloi një vit dhe tani duhet t’i dorëzojmë dhe libri është në këtë gjendje. Plus që fletët nuk janë më. Cilësia është zero. Fushata e fshirjen ka filluar.

Pastaj kalojmë në një komision nëse kalon apo jo. Por të fshish tani ti abetaren, ky është një turp që këtë ta marrin ata të rinjtë. Në shumë shkolla në klasë të parë fëmijët nuk bëjnë mësim po fshijnë librat. Edhe nëse fshihen librat, grisen fletët – shprehet një prind.

“Për mua kjo është një lloj për-kujdesi ndaj librit. “Unë kam përsëritur edhe mësime me fëmijën pasi po i fshihnim.”- u shpreh një tjetër prind.

Çfarë ka deklaruar ministrja Shahini?

Do të jetë një komision në nivel shkolle dhe pastaj në nivel të Drejtorisë Arsimore dhe zyrës Arsimore për të gjitha detajet do të vendosim në vijim.

Nuk dihet ende se çfarë do të vendoset për dëmtim.  Librat në fund të  vitit duhet të fshihen.”, është shprehur ministrja Besa Shahini.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0