150 nxënes të shkollës 9 vjeçare “Fran Ivanaj” në Ishull-Shëngjin në Lezhë do të mësojnë edhe këtë vit në kushte të mjerushme.
Ky tempull dije është i amotizuar, ku tarraca e shkollës e deperton ujin brenda në rast të reshjeve të shiut, ndërsa suvaja rrezikon të bie si shkak i amortizimit dhe mos ndërhyrjes prej shumë vitesh.
Drejtori i Shkollës “Fran Ivanaj” Ded Luli pranon problematikën edhe pse ngushëllohet me faktin se bashkia e Lezhës ka nisur të riparojë pjesë të dëmtuara të kësaj shkolle.
Prinderit nga ana tjetër shprehen të revoltuar për mungesën e investimeve ndërsa fajesojnë organet vendore për ndërhyren qesharake që po bëhet, pasi e gjithë godina kërkon ndërhyrje.
Shkolla, në të cilën studiojnë rreth 150 nxënës është ndërtuar në vitin 1995 por cilësia e dobët e punimeve ka bërë që të shkatërrohet shumë shpejt.
Ndërkohë që prej vitit 95 nuk njeh ndërhyrje, ndërsa edhe ky vit shkollor pritet të jetë tepër i vështirë, si për nxënësit ashtu edhe për stafin pedagogjik.
COMMENTS