Lezhë/ Mjerimi dhe varfëria në familjen Osmani.

Lezhë/ Mjerimi dhe varfëria në familjen Osmani.

Goli i Xhakës mposht Izraelin, Shqipëria e nis me fitore Ligën e Kombeve
Racakolli/ Mund të rikthehen masat shtrënguese
Teksa po fliste për vrasësit e Azem Hajdarit, shihni çfarë po ndodh ‘live’ me Sali Berishën: Ti je autori…

6 Pjestarët e familjes së Gentjan Osmanit në lagjen “Skenderbeg” në Lezhë jetojnë në kushte të mjerushme. Një dhomë e siguruar me qera nga ana e Bashkisë është strehëza ku fusin kokën 6 anëtarët e kësaj familje.

Kryefamiljari thotë se është shumë e vështirë jetesa këtu. Kryefamiljari kërkon nga Bashkia një zgjidhje pasi jeta e tyre është në rrezik.

Ai thotë  se vetëm në raste votimesh, të majtë e të djathë interesohen për ne, duke i mashtruar në çdo lloj mënyre.

I vetmi që punon kur ka punë është, Gentjani ndërsa bashkëshortja e tij kujdeset për fëmijët. Të ardhurat janë tepër minimale se për të siguruar një thes miell, pa menduar për ushqim, ndërsa shpesh herë janë të tjerët që ju falin për lëmoshe.

COMMENTS

WORDPRESS: 0