Leja e Drejtimit/ E nevojshme por mision i pamunduar për romët dhe egjiptianët e paarsimuar

Leja e Drejtimit/ E nevojshme por mision i pamunduar për romët dhe egjiptianët e paarsimuar

UNESCO: Shqipëria, me emigracionin më të lartë të njerëzve të arsimuar në Europë, konkurrojmë me… Afrikën
Gramsh: Papunësia, plaga më e madhe sociale
Ka 22 vjet që shet gazeta dhe stina e verës është e preferuara e tij.

Mospasja e një leje drejtimi i ka vënë anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian përballë forcave të policisë. Shpeshherë, atyre, kryesisht ricikluesve u sekuestrohet malli dhe ndiqen penalisht për Qarkullim të mjeteve si; “Motorr”, “Dum Dum”, “Triçikël”…etj, pa qenë të pajisur me një leje drejtimi të tyre. Fenomen ky që ua bën edhe më të vështirë sigurimin e të ardhurave për të mbijetuar.

Vështirësia për të patur një leje drejtimi në këtë komunitet, nuk vjen vetëm për shkak të situatës ekonomike, por edhe të faktit se në këto komunitete shkalla e analfabetizmit është e lartë.

Autoriteti lëshues i Lejeve të Drejtimit në Republikën e Shqipërisë është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), e cila është në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE).

Për t’u pajisur me leje drejtimi të Klasit A1 – A2 – B1 – B duhet ndjekur një kurs të paktën një muaj, ku fillimisht duhet kaluar provimi i pjesës së parë, teorisë dhe më pas ajo praktike. Për të kaluar në provimin e teorisë minimalisht një person duhet të dijë të shkruajë dhe të lexojë.

Si mund të pajisen me leje drejtimi anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian, kur dimë që shkalla e analfabetizmit në këto komunitete është e lartë?!

Luan Xhafa 37 vjeç tregon për informim.al se para dy ditësh ai nuk mundi ta marrë provimin e  teorisë për pajisjen me patentë . Në dokumentacionin që duhet të dorëzohet për t’u pajisur me leje drejtimi nuk specifikohet arsimimi ose shkalla e njohurive për t’u regjistruar në kurs dhe për këtë Luanit i janë dashur disa dokumente dhe pagesa e tarifës që në fillim të kursit.

Unë paguajta lekët që në fillim të kursit, tabelat unë i njoh të gjitha hyrje-daljet, sepse unë më biuçikletë e mbaj familjen. I njoh shumë mirë shenjat e qarkullimit. Mirëpo unë nuk di të lexoj e shkruaj përpos emrit tim. U ula në kompjuter dhe vura kot çfarë më doli përpara”- shprehet 37 vjeçari.

Ka shumë anëtarë të tjerë të komunitetit rom dhe egjiptian që duan të pajisen me patentë, por e kanë të vështirë ta marrin atë për shkak të mënyrës se si zhvillohet provimi teorik, pavarësisht faktit se ata mund ti njohin shumë mira tabelat e qarkullimit rrugor, pasi ata në një kohë shumë të gjatë kanë qarkulluar në rrugët e qytetit me biçikletat e tyre apo tre-rrotakë.

Klaudina Kuçi, Juriste, Organizata "Drejtwsi Socilae"

Klaudina Kuçi, Juriste, Organizata “Drejtësi Socilae”

Juristja e Organizatës “Drejtësi Sociale” Klaudina Kuci, shpreh për informim.al se do ta ndjekë rastin e Z. Xhafa me qëllim që të krijohet një mënyrë alternative që u vjen në ndihmë personave që nuk dinë të shkruajnë apo lexojnë për t’u pajisur me leje drejtimi. “ Ne duhet ta shohim me përparësi këtë fenomen, pasi referuar rasteve të raportuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ku një numër i lartë individësh, më së shumti riciklues (anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian) janë ndjekur penalisht dhe më pas dënuar për shkak të mungesës së lejes së drejtimit. Ka një numër të konsiderueshëm të individëve të këtyre minoriteteve që nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë, të cilët janë regjistruar për tu pajisur me leje drejtimi pranë autoshkollave, e kanë të pamundur të kalojnë testin teorik.

Këta individë meritojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë. pasi referuar dokumentacionit që kërkohet për tu regjistruar në kursin e patentës nuk është kriter niveli arsimor. Kjo vështirësi haset më vonë gjatë zhvillimit të kursit. Organizata “Drejtësi Sociale do ta advokojë këtë problematikë në institucionet përgjegjëse për krijimin e një mënyre alternative të testimit të njohurive për këto individë”

Ky artikull u botua në kuadër të mbështetjes së projektit “Media for All”

 

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0