Një problematikë shqetësuese për familjet egjiptiane dhe rome mbetet përfundimi i procesit të legalizimit të objekteve tyre. Shumica e familjeve kanë mbi 10 vite që kanë kryer vetdeklarimin dhe nga ana institucionit përgjegjës është kryer matja fizike e objektit, por akoma nuk i është përfunduar procesi legalizimit. Ndërkohë, ka disa rekomandime nga institucione ndërkombëtare, të cilat kanë gjetur si problematikë në raportet e tyre procesin e legalizimit për familjet egjiptiane dhe rome. Konkrerisht, bëhet fjalë për mbi 200 familje egjiptiane në qytetin e Kavajës, në zonën e quajtur “Shtëpia Kuqe”.
– “Kemi shkuar tek zyrat dhe ata tallen me ne. Ikni se dokumentat tuaja janë hedhur në kosh”, kështu shprehet znj. A.K për informim.al.
Kjo problematikë e institucionit përgjeghës është konstatuar dhe nga auditimete kryera nga KLSH përgjatë viteve 2013-2018 pranë këtyre institucioneve. Në raportin e auditimit del në pah sesi ish- ALUIZNI ka shkelur afatet për procesin e legalizimeve. Afati që duhet respektuar është 60 ditë, periudhë gjatë së cilës zyrat e ish-ALUIZNI-t kanë për detyrë të vendosin për kualifikimin ose shkualifikimin e praktikës së legalizimit. “Mosrespektimi i afateve ligjore për procedurat e kualifikimit: Drejtoritë Rajonale e ALUIZNI-t nuk kanë respektuar afatin 60 ditor, për marrjen e vendimit për kualifikimin ose shkualifikimin e praktikës së legalizimit nga data në të cilën është mbajtur procesverbali i konstatimit në terren, veprime këto në kundërshtim me VKM Nr. 280, datë 01.04.2015 “Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje””, thuhet në auditimin e KLSH. Skandalet në zyrat e ish-ALUIZNI-t nuk kanë fund sepse Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar edhe se në dosjet e qytetarëve mungojnë dokumentet e nevojshme për të futur një objekt në proces legalizimi. “Në dosje nuk disponohet dokumentacioni që pasqyron periudhën e ndërtimit pa leje: Nga auditimet është konstatuar që në dosje nuk disponohet dokumentacioni që pasqyron periudhën e ndërtimit pa leje, pjesën e shtesës pa leje, ndryshimet e sipërfaqeve të ndërtimit dhe kohën e ndërtimit, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 438, datë 28.06.2006 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit”, shton më tej në raportin e tij KLSH. Pra Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë pesë viteve ka konstatuar një sërë shkeljesh nga ish-ALUIZNI. Problemet kryesore janë hasur në procesin e legalizimit të banesave, çka ka bërë që KLSH ta fuste ish-ALUIZNI-n tek grupi i institucioneve më problematike, pasi përmes shkeljeve ligjore dhe të afateve po zvarrit legalizimin e pronës së qytetarëve.
COMMENTS