Legalizimet/ 305 qytetarët e Tiranës që mund të hipotekojnë objektet

Legalizimet/ 305 qytetarët e Tiranës që mund të hipotekojnë objektet

112 vjeçarja apel: Pensioni prej 56 mijë lekë të vjetra s’më mjafton…
1 në 5 familje shqiptare blejnë me listë…
Studimi- FAO/ Në Shqipëri, 5500 euro të të ardhurave në vit janë nga aktivitetet bujqësore

1529991468 legalizimetAgjencia e Legalizimeve ALUIZNI ka përfunduar procesin e pajisjes me leje legalizimi edhe për më shumë se 300 qytetarë të tjerë të Tiranës, të cilëve tashmë iu është hapur rruga për t’u pajisur përfundimisht me regjistrimin hipotekor.

Personat e mëposhtëm duhet të paraqiten pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme – Hipoteka – dega e Tiranës, për të aplikuar për certifikatën e pronësisë.

Aktualisht, personat që kanë ndërtuar pa leje dhe janë pajisur me lejen e legalizimit, mund ta marrin tapinë për shtëpinë apo njësinë e biznesit brenda 10 ditëve, me një kosto prej 5 mijë lekësh. Shërbimi ofrohet në “e-albania”.

Bëhet regjistrimi i objektit të legalizuar menjëherë pas përcjelljes për regjistrim nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizmit, Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, të lejes së legalizimit dhe dokumentacionit. Regjistrimi kryhet në favor të subjektit, të cilit i është lëshuar leja e legalizimit.

Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP-së, ai do të procesohet nga specialisti i ZRPP-së dhe në varësi të informacionit kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me email, dërgimit të përgjigjes elektronike te “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në “e-albania”, si dhe me shërbim postar nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër.

për listën e plotë me emrat që duhet të paraqiten në hipotekë

5b31e8bd495dalista e personave qe duhet te aplikojne gazeta 26 qershori ok lista_001

COMMENTS

WORDPRESS: 0