Lajmi i mirë për emigrantët shqipëtarë që kanë ikur me kamion drejt Anglisë – Johnson: Amnisti për refugjatët e paligjshëm

Lajmi i mirë për emigrantët shqipëtarë që kanë ikur me kamion drejt Anglisë – Johnson: Amnisti për refugjatët e paligjshëm

Botoksi dhe mbushësit e buzëve në Angli ndalohen për të miturit nën 18 vjeç.
Ja çfarë thotë njeriu më i pasur në Kinë për punëtorët
‘Katar’ 2022/– Kupa e Botës që thyen të gjitha traditat dhe… me gjyqtare femra! Gjithçka duhet të dini për botërorin që nis të dielën

Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur në favor të një amnistije për emigrantët e paligjshëm që ndodhen në Britaninë e Madhe.

Duke diskutuar të enjten në dhomat e “Komuneve”, Kryeministri Boris Johnson tha se ai mbështet një amnisti, duke deklaruar se rreth 500 mijë njerëz nuk janë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në ekonomi dhe të paguajnë taksa.

“Ndërkohë që njerëzit kanë qenë këtu për një kohë shumë të gjatë dhe nuk kanë shkelur ligjin, është e kuptueshme të përpiqemi të rregullojmë statusin e tyre,” tha Johnson.

Boris Johnson thotë se kjo është pothuajse ajo që tashmë ndodh sipas rregullave ekzistuese, por deklarata e  tij sugjeron se ai është i hapur për të shkuar më tej.

Si një ndër politikanët më liberal se shumë prej kolegëve të tij konservator Johnson ka përkrahur gjithnjë idenë e amnistisë së emigrantëve. Johnson e ka mbështetur që në të kaluarën idenë e amnistisë edhe nw fjalimin e parw nw Parlament pas marrjes sw detyrws premtoi amnisti pwr 500 mije emigrant tw paligjshwm. .

Johnson the se kjo amnisti është në favor të një goditjeje ndaj bandave kriminale që trafikojnë emigrant të paligjshëm me anije dhe në shumë mënyra të tjera  për në Britaninë e Madhe. Njerëzit kanë humbur jetën duke u përpjekur për të bërë këtrë kalim tha Johnson duke ju drejtuar gazetarëve.

Për mijëra shtetasit shqipëtarë që ndodhen ilegalisht në territorin e Britanisë së Madhe kjo amnisti ju vjen në ndihmë në mënyrë që ata të mund  të vazhdojnë jetesën atje me rregulla dhe duke punuar në mënyrë formale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0