Laç/ Landfilli që po mbyt qytetin

Drizë, Fier/ Bashkia vepron pas reagimit të familjeve rome
Nis prishja e godinave brenda rrethit te spitalit nga IKMT në Elbasan
Lini duhanin, mbroni fëmijët! Duhanpirja pasive shton sëmundjet kronike të mushkërive

“Kam tokën time këtu dhe ka dy vite që bashkia me ka punësuar si roje. Makinat që grumbullojnë plehrat në qytetin e Laçit dhe zonat përreth shkarkohen çdo natë këtu. Ky është i vetmi vend depozitim mbetjesh për Kurbinin. Unë e mbaj nën kontroll se më parë këtu shpesh herë u vihej dhe flaka dhe rrezikohej pylli e banesat përreth”, ky është rrëfimi i shkurtër që tregon një nga punonjësit pranë landfillit të mbetjeve.

Është kjo situatë alarmante dhe shumë shqetësuese për të gjithë banorët e qytetit të Laçit, të cilët për fatin e tyre të keq zgjohen çdo ditë me një pamje të trishtë, një mal me mbeturina që po u shkatërron dita-ditës mushkëritë e tyre.
Për fat të keq e gjitha kodra mbi qytetin e Laçit është e mbuluar nga mbetjet, madje shkarkohen çdo natë tonelata mbetjesh e në disa raste u vihet edhe flaka dhe si për koiçidencë nuk mungojnë njerëzit të cilët kërkojnë për hekurishte apo dhe bagëti që ushqehen në këto pirgje mbeturinash.

Dhe nuk mbaron me kaq e gjitha kjo histori. Një tjetër banor që jeton afër këtij pirgu të madh mbeturinash tregon akoma më shumë për këtë situatë:
Kam shtëpinë këtu afër dhe kërkoj në vazhdimësi për hekura, të cilat i shes. Po ashtu siç e shikoni vendi ku hidhen mbetjet është i mbushur me derra, të cilët ushqehen këtu. Ka gati 20 vite që ky vend është kthyer në landfilld mbeturinash dhe të them të drejtën, ndotja është shumë e madhe. Unë e kam shtëpinë rreth 300 metra nga këtu dhe ka një aromë shumë të rëndë, që krijohet si pasojë e hedhjes së plehrave. Gjithashtu më parë na janë rrezikuar dhe banesat nga flakët që u viheshin mbetjeve. Kanë thënë prej kohësh se ky landfilld do mbyllet, por asgjë nuk është bërë”

Elton Laska, përfaqësues i një organizate rinore në Kurbin, tregon se situata është tejet alarmante dhe mbetjet po e shkatërrojnë mushkërinë e qytetit dhe asnjë masë nuk është marrë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi disavjeçar.
mbetjet
Për qytetin e Laçit kjo situatë ka vite që vazhdon dhe akoma nuk është marrë një masë për zgjidhjen e këtij problemi, e ndërkohë, në pritje të një drite jeshile, vendi po shkon drejt degradimit dhe se çfarë do të ndodhë në vazhdim ngelet akoma një mister.

COMMENTS

WORDPRESS: 0