Ky është fshati shqiptar që po bëhet si Norvegjia, banorët janë për t’u marrë shembull…

Ky është fshati shqiptar që po bëhet si Norvegjia, banorët janë për t’u marrë shembull…

Aty ku pihet kafja me peshq nëpër këmbë
Komisioneri për të Drejtat e Njeriut/ Shtetet duhet t’i japin një shtysë të re të drejtave të fëmijëve
“Një popull jo gjithmonë mund ta vrasësh me armë ose me pushtim, pasi mund ta vrasësh edhe me ushqim”.

fshatiNorvegjezët janë banorët e një shteti, i cili kohët e fundit ra në sy dhe bëri xhiron e mediave botërore, për bujarinë që banorët tregonin ndaj njëri-tjetrit por edhe ndaj të huajve dhe emigrantëve në vend.
Në Norvegji prodhimi i frutave është i madh, ndaj çdo banor nisi të vendoste nga një qese me fruta në anë të derës së shtëpisë së tij, me idenë që çdo person në nevojë të mund të marrë diçka.

Të njëjtin shembull kanë ndjekur edhe banorët e fshatit shqiptar, Llapit. Ideja për ta praktikuar ishte e një profesori nga fshati Shajkovc i Podujevës.

Ai vendosi jashtë shtëpisë së tij disa qese me mollë, të cilat i kishin tepruar, me shpresën se ky shembull që është për t’u duartrokitur, do të ndiqet edhe nga banorët e tjerë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0