Në seancën e sotme plenare do të diskutohet projektligji “Për buxhetin e vitit 2021“. Relatori i këtij projektligji ligji është deputeti Anastas Angjeli.
Buxheti i vitit 2021 pritet të jetë rreth 32.5 miliardë lekë ose mbi 10% më shumë se pritshmëritë për buxhetin e vitit aktual.
Sipas relacionit të projektbuxhetit investimet publike do të marrin nga buxheti i shtetit vitin e ardhshëm 120.6 miliardë lekë, ose 7.2% e prodhimit të brendshëm bruto. Përveç rindërtimit sektorët kryesor që do të marrin një vëmendje të shtuar në vitin e ardhshëm do të jenë arsimi, shëndetësia, dhe bujqësia.
Në këtë draft të sapo miratuar janë marrë përsipër edhe realizimet e nismave të premtuara nga qeveria, për këtë arsye do të shkojnë 4.5 miliardë lekë për rritjen e pagave për bluzat e bardha, 3.5 miliardë lekë për pagat e rritura të arsimtarëve dhe 1 miliardë lekë për heqjen e tre taksave për fermerët.
Nevoja për të financuar rindërtimin, dhe pasojat e pandemisë përfshirë edhe blerjen e vaksinës anti-COVID, do të rrisin shpenzimet buxhetore me 8.1 miliardë lekë më shumë se këtë vit. Deficiti parashikohet të zbresë në 6.5 %, nga 8.4% që pritet për vitin aktual, në total sipas tabelave të ministrisë deficiti do të jetë 108.6 miliardë lekë nga 132,9 miliardë i pritshëm për këtë vit.
COMMENTS