Kushtetuesja bllokon marrëveshjen me qeverinë italiane, trazira ditën e sotme në hyrjen në parlament, ndërsa maxhoranca ndryshon rregulloren

Kushtetuesja bllokon marrëveshjen me qeverinë italiane, trazira ditën e sotme në hyrjen në parlament, ndërsa maxhoranca ndryshon rregulloren

‘Pako e Madhe’/800 milion lekë për fundvitin për 1 milion individë, të paqarta ende detajet
Kthesa e papritur e Ramës për sindikatat: “në Shqipëri janë fantazëm”
Politika e agjërimit elektoral, a po i luajnë “fenë” politikanët “hallall” fe-së?

Kjo e enjte shënoi trazira të reja në dyert e parlamentit, ku seanca që zgjati vetëm 7 minuta dhe miratoi ndryshimet e rregullores, u shoqëruan sërish me protesta nga deputetët e opozitës. Rregullorja e re ndryshon afatet e pezullimit të deputetëve deri në 60 ditë, e cila shihet si antidemokratike nga ekspertët.

Sot pritej edhe miratimi i marrëveshjes me shtetin italian, gjë e cila nuk ndodhi për shkak të bllokimit nga ana e Gjyktës Kushtetuese ditën e djeshme. Një grup prej 30 deputetësh të opozitës të drejtuar nga Gazmend Bardhi dërguan në gjykatë për shqyrtim këtë marrëveshje e cila u prit pozitivisht nga gjykata.

Sipas opozitës, marrëveshja ka disa shkelje kushtetuese. Së pari, kryeministri nuk ka marrë autorizim nga Presidenti për t’i dhënë Italisë në përdorim territor shqiptar. Deputetët e opozitës arsyetojnë se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në 2010-ën për Marrëveshjen e Detit me Greqinë, qeveria nuk mund të negociojë për një marrëveshje me një shtet tjetër për çështje ku përfshihet territori, nëse më parë nuk merr autorizim nga presidenti. Deputetët e opozitës arsyetojnë në kërkesën e tyre për gjykatën kushtetuese se kjo bie ndesh me disa konventa ndërkombëtare për trajtimin me dinjitet të emigrantëve.

Gjykata kushtetuese do ta shqyrtojë marrëveshjen në 18 janar të vitit të ardhshëm dhe  ka 3 muaj kohë për të marrë një vendim, gjë që vendos në diskutim synimin e Ramës dhe Melonit për të bërë funksional kampet e refugjatëve në Gjadër të Lezhës, në pranverën e vitit të ardhshëm.

COMMENTS

WORDPRESS: 0