Kushtet e vështira të motit shtyjnë lundrimet në portin e Durrësit, lajmërohen pasagjerët

Kushtet e vështira të motit shtyjnë lundrimet në portin e Durrësit, lajmërohen pasagjerët

​Ndryshon skema e ndihmës ekonomike. Kontroll mjekësor për të qënë përfitues i saj.
Në 10 muaj, vetëm qeveria fitoi: 60 mld lekë më shumë nga rritja e çmimeve
Ndalohet nga policia sepse gërmonte në kazanin e plehrave

Autoriteti Portual i Durrësit ka dalë në një njoftim ku lajmëron të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar bileta për në Bari, Itali se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga porti i Durrësit do të bëhet disa orë më vonesë.

Gjithashtu lajmërohet se kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali) se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet me disa orë vonesë.

Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe sapo të kemi një njoftim për normalizimin e situatës, do e bëjmë të ditur në vijim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0