Kush përfiton nga heqja e ‘rentës minerare’? /Presidenti Meta kthen ligjin për Taksat Kombëtare: Dëm shtetit prej  500 mln lekësh

Kush përfiton nga heqja e ‘rentës minerare’? /Presidenti Meta kthen ligjin për Taksat Kombëtare: Dëm shtetit prej 500 mln lekësh

Vendim/ Personat me aftësi të kufizuar përfitues nga kuotat e veçanta. Zv/ministrja arsimit znj. Malaj shprehet se nuk ka më kuota të veçanta. 
80 vjeçari që zgjodhi shtëpinë e të moshuarve…
Ndihma ekonomike, kafshata e varfërisë.488 persona përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos e dekretojë ligjin për ‘Taksat Kombëtare’ të miratuara nga Komisioni i Ekonomisë. 

Sipas Prisedentit Meta, ky ligj pritet që të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milionë lekësh.

“Në përfundim të shqyrtimit të këtij ligji, konstatohet se ky ligj bie në kundërshtim me parimet dhe dispozitat kushtetuese që mbrojnë sigurinë juridike, lirinë ekonomike, barazinë para ligjit, autonominë e pushtetit vendor, si dhe dëmton hapur interesin publik dhe pasurinë kombëtare.” thuhet ndër të tjera në argumentet e Presidentit të Republikës për arsyet e kthimit të ligjit.

Duke marrë shkas nga situata e krijuar nga Pandemia, e cila ka sjellë pasoja negative në cdo fushë  të jetës, vecanërisht në atë ekonomike, nuk mund të bëhët kjo qasje e padrejtë ndaj një industrie duke përjashtuar të tjerat, pasi kjo sjell një trajtim jo të barabartë përpara ligjit duke shkelur parimet e së drejtës.

Renta minerare në cilësinë e taksës kombëtare është një pasuri kombëtare dhe e të gjithë qytetarëve shqipëtarë. Si e tillë duhet të shfrytëzohet dhe administriohet, në të mirë të të gjithëve dhe jo vetëm për të favorizuar subjekte të caktuara, që aktualisht janë pajisur me leje për ta shfrytëzuar atë. 

Komisioni i ekonomisë miratoi heqjen e rentës minerare për të gjithë sektorin metalor të kromit dhe bakrit, për vitin 2021. 

Në një intervistë për mediat ku Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ishte e ftuar në një emision televiziv për të folur për taksat. Mes të tjerash u fol edhe për rentën minerare, e shumëpërfolur, për shkak të akuzave të ndryshme se qeveria ka favorizuar kompani të caktuara në sektorin minerar. Në lidhje me heqjen e rentës se kush e ka kërkuar këtë këtë ligj të posaccëm ministrja u përgjigj se e kanë kërkuar minatorët.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres duke e quajtur se ishte cinike dhe ironike: “punëtorët që rrezikojnë të mbeten rrugëve, minatorët e Bulqizës”!

Nëpërmjet faqes zyrtare të tyre në facebook ata shprehen se për ta renta nuk ka ndonjë rol pasi ka lidhje me kompanitë, por kërkojnë me cdo kusht miratimin e statusit të minatorit. 

“Jo, znj. Ministre! Asnjë minator nuk të ka kërkuar të heqësh apo të shtosh rentën, sepse nuk është puna jonë! Ne kërkojmë Statusin e Minatorit!  Në datën 21 dhjetor 2020 kemi dorëzuar një peticion me plot 10 700 firma edhe pranë Ministrisë së Financave! Në mënyrë të turpshme nuk kanë bërë asnjë reagim për të drejtën e dhjetëra mijëra minatorëve e ish-minatorëve, ndërsa për një pronar kanë miratuar ligj të posaçëm dhe kanë falur disa milionë euro!” – shkruhej në postim.

Renta minerare është një taksë që zbatohet për mineralet e nxjerra në vendin tonë. Sipas ligjit që ishte miratuar nka Komisioni i Ekonomisë, nga taksa përjashtoheshin 21 kompani të përpunimit dhe nxjerrjes së këtyre 2 metaleve. Ky vendim i qeverisë sipas relacionit do të ndikonte edhe në nxitjen e mëtejshme të përpunimit e për pasojë edhe rritje të punësimit në këtë sektor. Por për minatorët heqja e kësaj takse nuk ndikon në xhepat e minatorëve por të pronarëve. 

“Ulja apo heqja e rentës ndryshon vetëm numrin e milionave në xhepat e pronarëve. Ndërsa minatorët, veçanërisht të Batrës dhe Zonës D, ose janë hedhur në rrugë, ose janë pa paga prej muajsh. Pa asnjë lloj mbrojtje prej shtetit dhe institucioneve përkatëse.

Minatorët sot mund të jenë të shtypur, mund të jenë të shfrytëzuar, e madje të skllavëruar, por nuk do të rrimë gjithmonë kështu. Heshtja, zvarritja dhe tallja qeveritare, herët a vonë do të marrin përgjigjen që meritojnë.”- vijon më tej deklarata e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0