Kush është mjeku i njohur që u gjet i pajetë në shelzong

Kush është mjeku i njohur që u gjet i pajetë në shelzong

Arrestohen 2 mjekë nga policia e Fierit / Emrat e mjekëve që pranuan ryshfet…
Robotët në industrinë e tregtisë ushqimore…
“Më mirë burg në Itali se i papunë në Shqipëri”, shqiptari çudit mediat italiane

Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës, Kujtim Shabani ndërron jetë krejt papritur në moshën 49 vjeçare.

Burime zyrtare bëjnë me dije se vdekja e tij ka ardhur për shkak të një ataku kardiak teksa ishte me pushime së bashku me familjen e tij. Ngjarja ka ndodhur mesditën  e sotme në Rradhimë të Vlorës  ku u gjet pa shenja jete në shezlong.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të bluzave të bardha ka qenë e pamundur të mbahej në jetë mjeku i vetëm rom , cili prej shumë vitesh u ka shërbyer qytetarëve korçarë dhe jo vetëm.

Mësohet se mjeku Kujtim Shabani, prej dy vitesh ka trajtuar me profesionalizëm qindra e qindra qytetarë të juglindjes së vendit të infektuar me Covid-19. Falë aftësisë dhe trajtimit që mjeku ju ka bërë pacientëve me Covid-19, shumë prej tyre gëzojnë shëndet të plotë.

‘Ti na mësove të besonim, shkruan Thanas Tona,  të shpresonim, na flisje për guximin, forcën që buron së brendshmi dhe sot po atë forcë po kërkojmë ta gjejmë brenda nesh për të të dhënë lamtumirën.

Lamtumirë miku ynë!                     

Lutemi që shpirti jot të prehet në paqe.

Per humbjen e madhe te doktor Kujtimit shkruan dhe Litjan Broka,  drejtor i spitalit:

Lamtumire o Kujtim!

O njeri i mire, o Doktor i shkelqyer, o familjar shembulor !

Lum ai qe te ka njohur.

Lum ai qe eshte kuruar nga ti.

Sa jete ke shpetuar ne Urgjencen e Spitalit te Korces ate pune qe ti e doje me shpirt !

O zot mbaje afer Kujtimin se te ndihmon per te zgjidhur cdo nevoje!’ – shkruan NewsIn.

Me vdekjen e mjekut Kujtim Shabani, Spitali i Korçës ka humbur një prej vlerave të mjekësisë, njeriun më human të bluzave të bardha. Korça ka humbur njeriun më të dashur. Dhe gjithashtu komuniteti rom ka humbur një prej përfaqësuesve më të denjë . Stafi i informim.al i jep ngushëllimet më të sinqerta familjes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0