Kufizimet për festa/ Sipas Kishës Katolike vendimi është diskriminues

Tatimet kontrolle në terren për qiratë
Në radhë për një copëz dinjitet!
Mësuesit ndërtojnë shkollë të re për nxënësit në fshatin e Skraparit

“Kufizimi e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar” kjo është një nga masat e reja anti-covid që është vendosur nga Ministria e Shëndetësisë për periudhën e festave të fundvitit.

Këtë vendim, Kisha katolike nuk e ka pritur aspak mirë dhe ka reaguar menjëherë, ku sipas tyre ky kufizim në prag të Krishtlindjeve është një diskriminin që po bëhet.

Në letrën e kreut të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, imzot George Frendo, thuhet se vendimi është tejet i nxituar. Kështu ai shkruan:

1605459542 1594133833frendo

Foto: Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, George Frendo

“U njohëm me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve të drejtuar prej jush, rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjes. Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.
Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit netën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjtem në orën 20.00.
Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë,” thuhet në letrën që i drejtohet Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0