Kthesa e papritur e Ramës për sindikatat: “në Shqipëri janë fantazëm”

Kthesa e papritur e Ramës për sindikatat: “në Shqipëri janë fantazëm”

Naftëtaret/ Nëse do jetë takim elektoral kthehemi në grevë
Rama i vendosur për zbatimin e automisë spitalore: “Mjekët hanë baltë, si skuadra ime”
‘Pako e Madhe’/800 milion lekë për fundvitin për 1 milion individë, të paqarta ende detajet

Në një takim para dy ditësh në një fabrikë fasonerie, Rama ka shprehur shqetësimin se punëtorët në Shqipëri kanë mungesë të njohjes së të drejtave të tyre dhe nuk mbrohen nga sindikatat. Kjo deklaratë është e papritur, konsideruar që në vitin 2015, ai u shpreh për mediat italiane, se në Shqipëri ne nuk na duhen sindikatat.

Të drejtat e punëtorëve dhe të të punësuarve në Shqipëri janë të mbrojtura me anë të ligjit të Kodit të Punës. Aktualisht, ekziston vetëm një studim në terren i sa respektohet ky ligj në Shqipëri, i kryer nga Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror në vitin 2017, ku janë intervistuar rreth 390 punëtorë. Rezultatet përkojnë me atë që perceptohet nga shumica: orët shtesë janë pothuaj gjithnjë prezente, ato nuk paguhen më tepër, rrogat mbahen në shifra minimale dhe një pjesë e pagës jepet nën dorë, si dhe nuk mund të marrësh dot leje për shkaqe shëndetësore apo të tjera. Studimi është i gjerë dhe përfshin të dhëna mbi njohjen e ligjit, respektimit të tij. Nga 2017 deri më sot, nuk duket të ketë ndonjë ndryshim rrënjësor, qoftë në kuadrin ligjor, qoftë në zbatimin e tij, e për këtë motiv, ky reagim i Ramës, vjen i papritur.

Shqipëria ka ratifikuar çdo vit pas 2002 DWCP (Decent Work Country Programme), me ILO, organizatë pjesë e United Nations, dhe ratifikimi i fundit është kryer në janar të vitit 2023. Pjesë e buxhetit të shtetit prej vitit 2002 shkon për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në Shqipëri, dhe sërish, ndryshimet në 20 vite janë në nivele të tilla, ku Shqipëria ende renditet në vendet më të varfra dhe me të drejta më pak të mbrojtura për punëtorët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0