“Ktheni abonetë”/ Qytetarët protestojnë para Bashkisë Tiranë, 4 ditë pas dorëzimit të peticionit

64 policë të përjashtuar në 2022
E rëndë në Pogradec, 15-vjeçari kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të miturës
Tre problemet kryesore gjatë zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut
Protesta para Bashkise Tirane, foto nga OP

Protesta para Bashkise Tirane, foto nga OP

“Ktheni abonetë”, “Ku shkuan 11 244 firmat” “Sot aboneja, nesër uji”, ishin thirrjet e qytetarëve para Bashkisë Tiranë që protestojnë për rikthimin e abonesë së përgjithshme dhe përmirësimin e kushteve të transportit publik.

Pavarësisht temperaturave të larta qytetarët dhe aktivistët e mbledhur i bënë thirrje Z. Veliaj që të marë parasyshë kërkesat e qytetarëve dhe të heqë dorë nga veprimet abuzive në kurriz të tyre.

Kjo protestë vjen 4 ditë pas dorëzimit të peticionit me mbi  11 000 firmat e  qytetarëve, organizuar nga aktivistët e Organizatës Politike që këkrojnë kthimin e abonesë së përgjithshme dhe përmirësimin e gjendjes së transportit publik, por nuk pati asnjë reagim nga Kryetari i  Bashkisë dhe Këshilli Bashkia.

I bëjmë thirrje Erion Veliajt të mos tallet me 1 milion banorë për hir të 2,3 oligarkëve që kanë marë linjat nga Vora e deri të Uzina e Autotraktorëve. Pavarësisht temperaturave në këtu do të na ketë, madje edhe kur t’I vijë koha për të kërkuar vota. Gjëja më e keqe që kam parë është që pleq 80  vjeçe duke u ul për gryke duke I lëshu si një kerp”- shprehet njëri prej protestuesve.

Bashkia dhe Kompanitë private mbajnë në punë kontrollorë, halabakë madje kemi edhe zonjën këtu që sot është dhunuar nga kontrollori, është nxjerrë përdhunshëm, ka qenë live në transmetim direkt” – tregon një nga aktivistët e OP.

Në mbështetje të qytetarëve ishte edhe kandidati i Pavarur për deputet në zgjedhjet e prill 2021, Elton Debreshi i cili u shpreh se janë qytetarët që i japin vendeit, jo oligarkët dhe politikanët. “Sot hiqet aboneja e përgjithshme dhe barra bie mbi kurrizin tonë. Favorizojnë pronarët oligarkët, Aboneja jo vetëm që duhet të rikthehet, por duhet t’i ulet edhe çmimi, jo 16 mije, por 1 mijë lekë të vjetra”- përfundon Z. Debreshi.

Ndërkohë Organizata Politike në qëndrimin e tyre zyrtar në Facebook, paralajmëron protesta të përjavshme, deri kur zëri qytetar të dëgjohet e të bëhet ligj.

“Ata që e mbajnë në këmbë qytetin me punën dhe aktivitetin e tyre nuk janë asErion Veliaj, as oligarkët e tij, as ata që lëvizin me vetura luksoze, por qytetarët e thjeshtë, punëtorët e ndërtimit, e fasonerisë, sanitaret, kamarierët dhe bukëpjekësit, për të cilët autobusi është nevojë jetike. Heqja e abonesë është një veprim zhvatës dhe i pamoralshëm.”

Protesta para Bashkise Tirane, foto nga OP

Protesta para Bashkise Tirane, foto nga OP

COMMENTS

WORDPRESS: 0