Shpesh kemi dëgjuar për raste të abuzimit të pronarëve të resorteve në jug me punonjësit/et. Disa prej punonjësve i mbahet dhe paga si një formë garancie që punonjësit/et do të qëndrojnë deri në fund të sezonit. Në këtë mënyrë punonjësit/et janë të detyruar të durojnë çdo lloj shfrytëzimi nga ana e pronarëve të resorteve apo hoteleve. Në disa raste kur punonjësit/et kanë dashur të largohen para mbylljes së sezonit për arsye familjare, atyre i është mbajtur pagesa nga ana e pronarëve. Në dijeninë tonë punonjësit/et kanë njoftuar institucionet përgjegjëse për të zgjidhur problematikat e tyre me pronarët përsa i përket marrjes së pagës, por nuk kanë gjetur zgjidhje. Në mungesë të ofrimit të zgjidhjes nga ana institucioneve, punonjësit/et e zgjidhin këtë problem nëpërmjet vetgjyqësisë. I tillë ka qenë rasti i shtetases A.B punonjëse pranë një hoteli në Ksamil, e cila rreth orës 09:20 i ka
vënë zjarrin në garazhin e një hoteli automjetit të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë. pronarit të hotelit. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
COMMENTS