Kryepolici zbarkon në Elbasan pas ngjarjes në Gramsh

Kryepolici zbarkon në Elbasan pas ngjarjes në Gramsh

Gramsh: Papunësia, plaga më e madhe sociale
“Hamë përshesh me ujë”. Ja historia e trishtë e familjes nga Gramshi
Gramsh, banorët: Infrastruktura, pengesa për shërbimet mjekësore

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zbarkuar në qytetin e Elbasanit ku është takuar me zyrtarët e policisë së këtij qyteti pas sulmit të dy shtetasve rusë dhe një ukrainasi në Uzinën e Armëve në Gramsh.

Pasi ka dhënë udhëzimet e nevojshme Nano është larguar nga qyteti i Elbasanit.
Ndërkaq, më herët, policia ndaloi edhe katër shtetas çekë, të cilët po fotografonin tunelin e uzinës së Poliçanit.  Policia sqaron se gratë ndodheshin jashtë ambienteve me aparat fotografik, ndërsa burrat u konstatuan brenda tuneleve.

Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale.

“Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke. Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale.”-njofton policia.

COMMENTS

WORDPRESS: 0