Kryefamiljari i sëmurë u vetflijua kur i ndërprenë energjinë elektrike

Kryefamiljari i sëmurë u vetflijua kur i ndërprenë energjinë elektrike

Ndalohet nga policia sepse gërmonte në kazanin e plehrave
Shtëpia trishekullore në Gjirokastër, që shërben si muze etnografik
Skadimi i pasaportave; Askush nuk lejohet të dalë jashtë vendit në 3 muajt e fundit

Ngjarja e një drame familjare na është shfaqur ditët e fundit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit e Diela Shqiptare, ku në pamundësitë dhe vështirësitë ekstreme ekonomike për të paguar shërbimin e energjisë elektrike, në vitin 2015 babai i kësaj familjeje kishte shkuar drejt vetëvrasjes.

Në kushte po të tilla ekonomike, ende sot bashkëshortja e të ndjerit shprehet se e ka të pamundur ta paguajë shumën e debitit që i është shtuar me kalimin e viteve. Por me shumën e shtuar të kësaj pagese, shtohet edhe një problem i rëndësishëm në shoqëri. Dhjetëmijë familje numërohen sot në vendin tonë, të cilat nuk kanë energji elektrike. Ligji për sektorin energjisë elektrike i cili përcakton për herë të parë statusin e klientit në nevojë, nuk ka gjetur zbatim që prej daljes së tij në funksion nga viti 2015 e deri sot. E nëse nuk ka arritur të vihet në zbatim, deri sa duhet të vazhdojë kështu? – Drama e kësaj familjeje duhet shikuar si një pasqyrë reflektimi për pjesën tjetër te shoqërisë, e cila vuan po të njëjtin problem, e po ashtu duhet shikuar edhe nga qeveria e masat e marra në raport me këtë, në mënyrë që pamundësia të mos shkojë drejt vetëflijimeve dhe ngjarjeve tmerruese.

COMMENTS

WORDPRESS: 0