Me dhjetra qytetarë te Krujës janë mbledhur për të protestuar para Bashkisë së këtij qyteti.Ata kanë shprehur shqetesimim për ujin e pijshëm i cili mungon prej një jave që kur qindra qytetarë u helmuan prej tij.Bashkia e Krujës ka vënë ne dispozicion një bot uji, i cili shkon nëpër lagje për të shpërndarë ujë.Por qytetarët nuk janë aspak të kënaqur me të. Sipas tyre uji i botit nuk i perballon të gjithë nevojat e familjarëve per shkak të kapacitetit te vogël të tij dhe për më tepër ky bot përdoret nga Bashkia për spërkatjen e rrugëve të qytetit dhe ata kanë dyshime në higjenën e tij.
“Deri tani kemi blere ujë por nuk e përballojmë dot nga ana ekonomike.Jemi shumë persona në familje,ja me ujë për të pirë po mundohemi, por për tu larë e për të gatuar si do ia bëjmë?-shprehet njëri prej tyre.
Nje shqetësim tjeter eshtë dhe ndërprerja e energjisë elektrike prej 3 ditesh. Qytetarët i bejnë thirrje bashkisë të zbresë e të flasë me to,se si do zgjidhet ky problem dhe i bëjnë thirrje qeverisë të hetojë shkakun e vërtetë të helmimit të ujit.
Sipas banorëve kanë qenë të shumtë qytetarët që duhet të ishin aty në protestë por janë kërcënuar per vendin e punës.
COMMENTS