Krimi makabër në Angli/ Shqiptarja shpallet fajtore për vrasjen me thikë të 7-vjeçares përpara syve të nënës së saj të tmerruar por mohon vrasjen

Krimi makabër në Angli/ Shqiptarja shpallet fajtore për vrasjen me thikë të 7-vjeçares përpara syve të nënës së saj të tmerruar por mohon vrasjen

Raporti rajonal: Shqipëria zotëron shumicën e faktorëve që mundësojnë kapjen e shtetit, grupet përdorin entet publike “për të luftuar” njëri-tjetrin
Këto janë 5 librat që Bill Gates rekomandon për tu lexuar këtë verë…
Merr karton të kuq gjatë ndeshjes, futbollisti dashurohet me gjyqtaren

Një 30-vjeçare me origjinë shqiptare është shpallur fajtore për vrasjen me thikë të 7-të vjeçares Emily Jones në Angli.

Emily Jones u vra në mënyrë brutale në parkun Bolton teksa ka qenë duke bërë xhiro pranë një stoli ku u sulmua me thikë për të ndërruar jetë pak pasi ka mbërritur në spital.

Eltiona Skana u deklarua fajtore për akuzën e vrasjes së paligjshme gjatë një seance të shkurtër kur u paraqit në Gjykatën e Manchesterit përmes një videolinku.

Fëmija i vetëm i avokates Sarah Barnes dhe menaxherit të kredisë Mark Jones vdiq menjëherë pas sulmit, i cili më parë ishte përshkruar si i paprovokuar dhe i rastësishëm.

Megjithatë Skana, mohon akuzën për vrasjen e 7-të vjeçares.Avokatët mbrojtës tani kanë 7-të ditë për të shqyrtuar deklaratën. Një gjyq mbi akuzën e vrasjes është planifikuar të mbahet në 23 nëntor.

Eltiona Skana mbahet nën arrest nën kujdesin e forcave të të burgosërve me probleme mendore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0