Krasniqi/ Nuk doja avokat mbrojtës, por insistuan familja dhe shokët

Krasniqi/ Nuk doja avokat mbrojtës, por insistuan familja dhe shokët

Shkodër/ Invalidët ‘ me duar në xhepa ‘ në fundvit…
“Mos u përulni para mjekëve o njerëz dele”/ Miku i mësuesit që humbi jetën nga Covid-19 ngre akuza të forta: Gazjoni vdiq se atyre ju desh…
Kosovë, taksa 100% jep efekte pozitive te produktet vendase

Ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka dalë sot para Gjykatës së Hagës, ku është përlotur teksa ka deklaruar se nuk është ndjerë ndonjëherë më keq sesa këto ditët ë fundit kur ka qenë në Hagë.

“Unë dua të them dy tre çështje dhe do të përpiqem t’i them goxha shkurtër. Së pari; dua të them këtu se unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020 në aktakuzë po na quani; ndërmarrje kriminale të përbashkët. Dua të deklaroj sot se; kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq e as se si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time. Kurrë s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë se nuk ka qenë qëllimi im kështu, në luftën e gjenocidit serb në Kosovë. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja që të isha nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Jam intelektual dhe jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë.

Sot nuk dua të zgjatem shumë por dua t’ju them që kam qënë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë 1981-82, më dënuan pse kam lexuar libra, pse kam fol pse e kam kundërshtuar atë regjim. Me shumë të drejtë kanë pasur ata se sa ju, më është bërë padrejtësi e madhe. Njeriu është më i fortë se guri, atë që se bën guri e bën njeriu, themi ne. Nuk kemi pas nevojë për këtë padrejtësi, në seancat e tjera unë do të them dhe më shumë. Nuk isha dakort për avokate mbrojtëse, por për shkak së familja dhe shokët insistuan do ta kem një avokate.”, tha Krasniqi.

 

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0