KQZ/ 41 parti dhe 3 Komitete Nismëtare gati për tu regjistruar. Nuk shqyrtohet kërkesa e Lëvizjes Bashkë

KQZ/ 41 parti dhe 3 Komitete Nismëtare gati për tu regjistruar. Nuk shqyrtohet kërkesa e Lëvizjes Bashkë

Aktivistet rom dhe egjiptian ndikuan në vendimin e qeverisë për pagën e punonjësve informalë.
Durrës/ Aksidentohet për vdekje personi me biçikletë
Elbasan: Krimi në familje godet sërish

Ditën e sotme është përcaktuar nga ana e Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet zhvillimi i seancës publike. Nga pikat e rëndësishme të rendit të ditës të kësaj seance janë shqyrtimet e kërkesave për regjistrim si subjekt zgjedhor të 41 partive politike, si dhe kërkesat për regjistrimin e 4 komiteteve nismëtare.
Ajo që vihet re është mosvendosja në rendin e ditës për shqyrtim të kërkesës për regjistrim si subjekt zgjedhor të partisë “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit. Nuk dihet arsyeja, por ajo që mund të themi është se pas përpjekjes së anëtarëve themelues u arrit që Gjykata Tiranës të shqyrtoi brenda afateve ligjore kërkesën për regjistrim në regjistrin e partive politike të kësaj partie. Ndaj, sipas anëtarëve të kësaj partie çdo gjë është në rregull përsa i përket dokumentacionit të paraqitur për regjistrim pranë KQZ-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0